Armand Duka ka folur për të ardhmen e trajnerit Sylvinho. Duka deklaroi se kontrata me tekniku brazilian ka përfunduar, ndërsa theksoi se i është ofruar rinovimi që në muajin janar.
Sipas tij, gjasat që të rinovojë janë mbi 50% dhe zbuloi se gjithçka do të mbyllet para finales së Europianit.
“Kontrata me trajnerin ka mbaruar pas Europianit. Ne i kemi propozuar rinovimin që në janar. Besoj se tani së shpejti do e finalizojmë.
Ne kemi pasur biseda. Secili njeri mendon për veten e tij. Nëse i vjen një shifër marramendëse, edhe mund të shkojë. Kontrata është e përfunduar kur e firmos në letër. Gjasat që të rinovojë, sigurisht që është mbi 50%. Ne bëjmë aq sa mundemi për ta mbajtur, nuk mund të bëjmë më shumë se kaq.
Në karrigen time, duhet të mendosh të gjitha gjërat. Dëshira për ta pasur është aq e madhe, sa ia kemi bërë që në janar ofertën për rinovim. Mbrëmë bëmë një festë të vogël me stafin. Sot Silvinjo iku të pushojë dhe do të rikthehet për të vendosur për të ardhmen.
Do vendosim para se të përfundojë Europiani. Do shkojmë ta shikojmë finalen bashkë. Nëse del një klub i La Ligës dhe i jep 5 milionë euro, e ka hallall. Mancini la Italinë, për lekët…”, deklaroi Duka.
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
79.1%
-
Lindshmëria
17.1%
-
Vdekshmëria
3.9%
Vota total: 1739
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ Zvicra zbret Italinë nga 'froni' i Evropës, e mposht 2-0 në fazën e 1/8 në Berlin! Granit Xhaka titullar me shiritin e kapitenit
29 Qershor, 19:52
-
'Sigal Iduna Park' fortesë e gjermanëve, 'vikingët' danez duan surprizën! Sonte përballja e 1/8
29 Qershor, 13:45
-
Nis sot faza e 1/8, Zvicër-Itali ndez Evropianin! Spalletti supersticioz para sfidës, 'helvetët' optimistë për çerekfinalet
29 Qershor, 12:59
-
'Minuta Zero'/ Kampionia e kickbox: Tifozët shqiptar kudo janë të parët! Portieria e kombëtares: Në Dortmund policët bënin foto me ne
28 Qershor, 20:49
-
'Bën mirë të mos kthehesh te Rubini', brigada ushtarake ruse kërcënon Mirlind Dakun
28 Qershor, 19:45
-
Euro 2024/ Sfida shekullore mes Italisë dhe Zvicrës, nga Olimpiada e 1924 deri te penalltia e humbur e Jorginhos dhe eliminimi nga Botërori! Fitorja që nderon të kaltrit
28 Qershor, 16:00
-
Euro 2024/ Përballja ndaj Gjermanisë, trajneri i Danimarkës: Duam suksesin e parë në Europian
28 Qershor, 15:27
-
Skandali në Euro 2024/ Tifozi e nxori zbuluar, portieri i Serbisë merr hak dhe e godet me grusht
28 Qershor, 15:02
-
Djemtë e artë të Euro 2024, mes tyre edhe futbollisti i kombëtares shqiptare
28 Qershor, 14:36
-
'Armand Duka deklarata diletante', Eduard Prodani për Report Tv: Kombëtarja s'tregon rritje të futbollit shqiptar, FSHF stil autoritar drejtimi
28 Qershor, 12:59
-
Euro 2024/ Ylli i Spanjës, Lamine Yamal diplomohet online nga Gjermania! Tani vëmendja në 1/8 e Evropianit
28 Qershor, 12:33
-
VIDEO/ Si Zidane kundër Spanjës, UEFA i bën jehonë veprimit të Kristjan Asllanit
28 Qershor, 11:02