Armand Duka, presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit, është zgjedhur anëtar I Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kreu I FSHF-së fitoi garën falë 36 votave nga 55 të mundshmet, ku 2 rezultuan të pavlefshme.
Kjo është hera e parë që një shqiptar zgjidhet në postet drejtuese të UEFA-s me një mandat 4-vjeçar. Së bashku me Dukën në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s do të jenë edhe emra të njohur si kroati Davor Shuker dhe Luis Rubiales, I cili është presidenti I Federatës Spanjolle të futbollit.
“Vipsport.al” ka mësuar se rroga vjetore që jep UEFA për këtë pozicion kap shifrën e 160 mijë eurove, pra një shifër e konsiderueshme.
Në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s bëjnë pjesë 16 anëtarë, ndërsa për Dukën kjo është hera e dytë që kandidon, pasi dy vite më parë dështoi për një pozicion. Fakt interesant është se për kreun e federatës tonë data 7 shkurt duket me fat, pasi si sot një vit më parë mundi Bashkim Finon në zgjedhjet për president në FSHF.
Në kongresin e 43 të UEFA-s që u mbajt në Roma Alekasandër Ceferin u rizgjodh president I UEFA-s me mandat të plotë, pasi më herët manadati I tij ishte 2-vjeçar për shkak të zëvendësimit të Platinis.
Në kongres u mbajt edhe një raport për luftën kundër trukimeve në futboll ku ishte edhe çështja e Skënderbeut. Duka, ashtu si edhe 54 anëtarët e tjerë, votuan pro dënimit të klubit korçar.
Gjithashtu gjatë kongresit u përkujtuan edhe figurat e mëdha të futbollit në Europë që ndruan jetë gjatë periudhës së fundit. Së bashku me figurat e tjera, u mbajt 1 minutë heshtje edhe për Mikel Jankun e Skënder Hykën.
-
Mirë boni boll hangër me neve ..zuri rrënjë në karrigen e kombëtares...ishalla provon me vjedh anej edhe e fusin brenda
Përgjigju -
Hani m ju qe bleni bileta me pa ndeshjet e shitura ky me leket tuaja dhe te mafies i bleu botat ne UEFA.
Përgjigju -
Pirdh pirdh, i bie të mari mbi 10 mije euro në muaj hahahahahaha yyyyyyyt hahahahahah!
Përgjigju -
Hajde se Uefa dhe Fifa kane pasur dhe hajdut te tjere me te medhenj se Duka. Platini, Blatter.
Përgjigju -
e dime mire ca bo leku ne UEFA mos bo sikur ke arrit me merit o legen o hajdut
Përgjigju -
Hajde estradë hajde...
Përgjigju-
Bravooooo.....
-












Komente
Komento