Armando Broja nuk po arrin të lërë pas problemet fizike. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka pësuar një tjetër dëmtim, në një moment delikat të merkatos së verës, teksa emri i tij vazhdon të lidhet me disa klube, veçanërisht me Lazion në Serie A.
24-vjeçari mungoi në ndeshjen miqësore të Burnleyt ndaj Ajaxit, duke nxitur spekulime për arsyen e mungesës së tij. Megjithatë, trajneri Nicky Hayen konfirmoi pas takimit se Broja nuk ishte në dispozicion për shkak të një dëmtimi.
“Broja ka një lëndim të lehtë, ndaj do të mungojë për disa javë”, u shpreh shkurt tekniku belg.
Ky lajm vjen në një periudhë kur e ardhmja e sulmuesit mbetet e hapur. Sipas raportimeve nga Italia, Lazio vijon të shfaqë interes për transferimin e Brojës me formulën e huazimit.
Mbetet për t'u parë nëse dëmtimi do të ndikojë në planet e merkatos së sulmuesit shqiptar, i cili synon të rikthehet sa më shpejt në formën e tij më të mirë.
Komente






