Armando Broja mbyll vitin me Kombëtaren, mjeku: Do edhe disa javë për rikthim

Armando Broja mbyll vitin me Kombëtaren, mjeku: Do edhe disa javë për rikthim

Armando Broja

Dëmtimi në tendinë është më i rëndë sesa pritej për Armando Brojën dhe Everton nuk do ketë ende gati sulmuesin e Kombëtares të huazuar nga Chelsea.

Doktori amerikan Rajpal Brar ka shpjeguar për “Godison News” se si është situata aktuale e Brojës dhe sipas fjalëve të tij, futbollisti nuk mund të kthehet në kohë për të ndihmuar Shqipërinë në ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.

“Puna e tij e përditshme do të jetë një kombinim i progresit në stërvitje, progresit në forcë dhe gjendjen fizike si dhe trajtim për të kuruar ndonjë dhimbje apo mosfunksionim në tendinin e Akilit apo zona të tjera.

Për të shmangur të papritura të pakëndshme është kthimi gradual dhe metodik te programi i lojës. Ai është ende disa javë larg kthimit në stërvitje të plotë me ekipin dhe objektivi i radhës do të ishte që të kthehej në fushën me bar për punë individuale”, shpjegoi doktori.

Kështu Broja duket larg rikthimit në Kombëtare për ndeshjet e nëntorit kundër Çekisë dhe Ukrainës, të cilat luhen në "Air Albania" në datat 16 dhe 19.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Bardhi vlerëson Gardën dhe akuzon Policinë: Mbrojti jetën e deputetëve të opozitës nga kanosja e Policisë! Kuvendi u shndërrua në fytyrën e Ramës

Bardhi vlerëson Gardën dhe akuzon Policinë: Mbrojti jetën e deputetëve të opozitës nga kanosja e Policisë! Kuvendi u shndërrua në fytyrën e Ramës