Deputetët e PD sulmojnë efektivët e FNSH në Kuvend: Na drejtuan armën! Policia: S'është e vërtetë, kishin spraj! JA ME VIDEO ÇFARË KA NDODHUR

TIRANË- Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të FNSH në oborrin e Kuvendit. Pasi militantët që po protestonin në Bashkinë e Tiranës iu afruan hyrjes së Kuvendit, FNSH u fut në oborrin e Kuvendit dhe këtu nisi përplasja fizike.

Deputetët demokratë pretendojnë se një efektiv i FNSH i ka nxjerrë armën Bledion Nallbatit dhe Luan Baçit. Report Tv dhe Shqiptarja.com sollën edhe videon e momentit si nisi përplasja. Sa i takon eftktivit për të cilin PD pretendon se ka nxjerrë armën, në video dallohet qartë se si dy deputetët e sulmojnë fizikisht, i heqin kapelën dhe tentojnë t’i marrin skafandrën mbrojtëse.

Instinktivisht për t’u mbrojtur, efektivi dallohet teksa vë dorën në anën e djathtë të tij dhe pikërisht për këtë moment deputetët demokratë pretendojnë se ka nxjerrë armën.

"I drejton armën dy deputetëve të Shqipërisë, Bledion Nallbatit dhe Luan Baçit. Kërcënojnë me armë deputetët e opozitës brenda ambienteve të tyre të punës”, tha Bardhi.

Por, në një video të publikuar më vonë, Policia e Shtetit hedh poshtë pretendimin e Partisë Demokratike, duke thënë se efektivi i FNSH, sipas ligjit për tubimin, nuk ka qenë i armatosur në protestë. Në videon e publikuar nga policia dallohet qartë se efektivi mban në anën e djathtë një spraj piper për t’u mbrojtur.

“Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnjë punonjës policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome. Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit”, deklaroi policia.

Policia thotë se do të kallëzojë deputetët që dhunuan efektivët, nga ana tjetër PD ka paralajmëruar kallëzim në SPAK.

“Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori”, njoftoi Policia e Shtetit.

“Grupi Parlamentar i PD do bëjë kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës, disa punonjës të paidentifikuar policie: U futën persona ta armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët”, njoftoi PD.

E pikërisht, futja e FNSH në oborrin e Kuvendit nxiti një konflikt kompetencash mes Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit.

Dinamika e përplasjes

Gjithçka nisi pas përfundimit të seancës plenare, ku të përjashtuarit nuk u lejuan të futen në sallë. Më pas militantët e PD që po protestonin te Bashkia e Tiranës u zhvendosën para hyrjes së Kuvendit. Aty protestuesit i përplasën me policinë duke tentuar të hapin derën për t’u futur në Kuvend. Nga ana tjetër, FNSH u fut nga pjesa e pasme e Kuvendit, ndërkohë që brenda në oborr ishin ende deputetët e opozitës. Pas përplasjeve të ashpra, FNSH u largua nga ambientet e jashtme të Kuvendit edhe pas ndërhyrjeve të Gardës.

VIDEO e publikuar nga policia ku tregohet se efektivi i FNSH mban spraj priperi dhe jo armë

 

 

VIDEO- Përplasja e deputetëve me FNSH dhe VIDEO e publikuar nga policia ku efektivi ka spraj

 

 

E plote perplasja e deputeteve te PD me FNSH

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:02
Pretendimi i PD se polici u nxori armën deputetëve, Berisha i publikon emrin dhe e kërcënon: Vend mbi tokë nuk do të kesh

1729192030_saliberisha.JPG

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas pretendimit të PD se një efektiv i FNSH nxori armën ndaj deputetëve gjatë përplasjeve në oborrin e kuvendit ditën e sotme.

Teksa mbajti fjalimin e tij nga dritarja e ballkonit të banesës ditën e sotme, me tone kërcënuese, Berisha e quajti policin mercenar e bandit, ndërsa i tha se vend mbi tokë nuk do gjejë, pasi ka nxjerrë armën ndaj deputetëve.

“ Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh! Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral. Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti. Nuk të mbron njeri ty! Ke bërë një akt që nuk e ka bërë kush nga viti 1945 gjer sot. Trimëria, guximi, vendosmëria e deputetëve të opozitës në sallë dhe jashtë sallës e shndërroi parlamentin në kështjellën e pamposhtur të opozitës. E shndërroi parlamentin në kështjellën e qëndresës, në kështjellën e fitores”, tha ai.

Ora 14:35
Meta: Kërcënimi me armë i deputetëve të opozitës, akt i rëndë! E vetmja alternativë, përballja dhëmbë për dhëmbë, deri në përmbysje

1728043730_ilirmeta.jpg

Pak pas përfundimit të protestës së deputetëve të opozitës brenda dhe para Parlamentit ditën e sotme, ka areaguar edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai tha se e dënon me ashpërsi kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen e jetës së deputetëve të opozitës, teksa efektivët blu i cilësoi edhe si “narkopolicia”.

Me një postim në rrjetin social Facebook, presidenti i PL e cilëson si “akt të rëndë kriminal dhe antiligjor, në shërbim të mafias në pushtet dhe ngjarje të paprecedentë”. Meta shton se përballë kësja junte, e vetmja zgjidhje mbetet “përballja dhëmbë për dhëmbë”.

Reagimi i Ilir Metës:

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen me jetë të deputetëve të opozitës, në ambientet e Kuvendit, nga Narkopolicia. Ky akt shumë i rëndë kriminal dhe antiligjor është dëshmi tronditëse e inkriminimit të strukturave të Policisë së Shtetit, që në emër të mafias në pushtet dhe për llogari të saj, guxojnë të kanosin me jetë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit.

Kjo ngjarje e paprecedent është prova e radhës e fytyrës kriminale të Narkoshtetit, që jo vetëm burgos dhe përndjek politikisht opozitën, por edhe e kërcënon me jetë. Përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve të opozitës, e vetmja alternativë mbetet përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje!”.

Reagimi i Ilir Metës në Facebook
Ora 14:27
Tensionet para Parlamentit/ Flamur Noka sulmon fizikisht efektivët e policisë! Pamjet kur i shtyn dhe godet

Opozita protestoi dhunshëm sot para parlamentit, duke u konfrontuar fizikisht me Gardën dhe forcat e Policisë që iu bashkuan në një moment me përforcime.

Një prej çasteve ishte sulmi në bllok i ligjvënësve të PD-së ndaj forcave të sigurisë, teksa pretendonin largimin e FNSH-ve, pasi ishin në shkelje të ligjit. Fillimisht deputeti Dashnor Sula dhe Gazment Bardhi dhe pas tyre ishte Flamur Noka që sulmuan policët duke i goditur edhe fizikisht dhe shtyrë.

Një prej momenteve ishte deputeti Noka që shtyn fortë efektivët e FNSH-ve deri te gardhi i lulishtes, në oborrin e Parlamentit.

Noka u pa teksa goditi fizikisht njërin prej efektivëve. Disa prej tyre edhe u rrëzuan në lulishte, teksa qetësia u rikthye pasi efektivët u distancuan nga oborri.

Situata në fjalë u tensionua në momentin kur protestuesit që ndodheshin para Bashkisë së Tiranës të udhëhequr nga Klevis Balliu, shkuan përpara Parlamentit ku u përplasën me policinë.

Ora 14:22
PD i përgjigjet policisë: Mashtrim, efektivi kishte armë

Partia Demokratike ka reaguar sërish pas njoftimit të policisë që njoftoi se efektivët e FNSH s’kanë pasur armë me vete, por spraj piper.

PD në një reagim për shtypm, thotë se policia mashtron, pasi pretendojnë se në video ka pasur armën poshtë bomobolës së gazit.

Garda nxjerr pistoletën në drejtim të deputetëve të opozitës. Video e publikuar nga Policia mashtrim. Pamjet hedhin poshtë dizinformimin e shpërndarë në media.

Policia e Shtetit ka shpërndarë një video ku tenton të mbulojë aktin e rëndë të gardistit  i cili i drejtoi armën dy deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati. Në një video e cila i është shpërndarë medias nga vetë Policia, tregohet qartë se bombola e gazit është në pozicionin e brinjës ndërsa pistoleta poshtë saj.

Kjo hedh poshtë mashtrimin e policisë për të fshehur një tentim vrasje të deputetëve të opozitës.

Ora 13:58
Bardhi vlerëson Gardën dhe akuzon Policinë: Mbrojti jetën e deputetëve të opozitës nga kanosja e Policisë! Kuvendi u shndërrua në fytyrën e Ramës (VIDEO)

Pak pasi është mbyllur protesta e dhunshme e opozitës para Parlamentit, ku u pretendua edhe për një kërcënim me armë nga efektivi i Policisë ndaj ligjvënësit Luan Baçi, por që rezultoi blof, Gazment Bardhi ka reaguar përsëri.

Kreu i grupit të PD ka akuzuar me një postim në rrjetin social Facebook mazhorancën, se ka përdorur Gardën dhe Forcat e FNSH për të sulmuar deputetët e opozitës.

Bardhi theksoi ndër të tjera se “nuk kishte ndodhur kurrë rrethimi i deputetëve të opozitës, përdorimi i Gardës, ndërhyrja e Policisë në territorin e Parlamentit apo kërcënimi me jetë i një deputeti nga punonjësi i policisë”. Postimi shoqërohet edhe me pamjet e videos, ku në një moment pretendohet se efektivi kanos deputetin Luan Baçi.

Reagimi i Bardhit:

“Kurrë në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur që deputetët të rrethohen nga forcat speciale të Policisë së Shtetit brenda ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.

Kurrë gjatë një seance plenare nuk ka ndodhur që forcat speciale të Policisë së Shtetit të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit dhe të pengojnë lëvizjen e deputetëve. Kuvendi sipas ligjit dhe Rregullores së Kuvendit ka forcat e veta të sigurisë, që janë pjesë e Gardës së Republikës.

Kurrë nuk ka ndodhur që një punonjës policie brenda ambienteve të Kuvendit të kanosë me jetë një deputet.

Pavarësisht debateve të përhershme dhe tejkalimeve të kompetencave herë pas here nga Garda e Republikës, sot ishin pikërisht punonjësit e Gardës që mbrojtën jetën e deputetëve të kanosur nga Policia në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Sot Kuvendi i Shqipërisë u shndërrua në fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Shteti që kërcënon brenda Kuvendit me polici deputetët e opozitës, nuk ka asnjë lidhje me nje shtet që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe asnjë lidhje me parimet që udhëheqin një vend anëtar i NATO-s!”

Postimi i deputetit Gazment Bardhi
Ora 13:21
PD del blof me denoncimin se efektivi nxori pistoletën, ja pamjet që sqarojnë të vërtetën! Policia: Nuk ishte armë, por sprajt (VIDEO) 

Opozita denoncoi publikisht sot gjatë tensioneve dhe protestës së dhunshme para Parlamentit, se një efektiv policie i FNSH i kërcënoi me armë zjarri.

Në një video ku duket efektivi që vë dorën në brez, ndezi situatën dhe tashmë PD ka njoftuar edhe kallëzim në SPAK.

Policia e Shtetit fillimisht mohoi publikisht me reagim zyrtar, duke sqaruar se efektivët nuk mbajnë armë shërbimi gjatë protestave, përveç mjeteve të tjera, si shkopi i gomës apo spraj.

Dhe në këtë video shoqëruese sqarohet më mirë se çfarë kishte në brez, te vendi i pistoletës efektivi dhe kolegët e tij. Një spraj që përdoret në protesta, kur ka sulme fizike, kundërshtim dhe thyerje të rendit dhe perimetrit.

 1729163936_gardaerepubliksspraj.jpg

Sprajti i policit që u akuzua se kishte armë në brez
Ora 12:57
Tensionet te Parlamenti, Grupi i PD: Kallëzim penal në SPAK për Spiropalin, Hoxhën, Prodën, Vocajn dhe punonjësit e paidentifikuar të Policisë!

 

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Partia Demokratike.

Selia blu deklaron se:

“Grupi Parlamentar i PD do bëjë kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës, disa punonjës të paidentifikuar policie: U futën persona ta armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët”.

PD pretendon se deputetët u kanosën me armë, ndaj për këtë qëllim do bëjë kallëzim në SPAK për Elisa Spiropalin, Ilir Prodën, Ervin Hoxhën, e Tonin Vocajn dhe të tjerët.

Ora 12:49
Noka: Jemi të vendosur në rrugën e mosbindjes civile, s'na ndal as Spirogjoka dhe as stërnipi i Enver Hoxhës! Vetëm juntat fusin Policinë në Parlament (VIDEO)

 

Flamur Noka foli pas largimit të deputetëve të opozitës drejt selisë së PD, para mbështetësve të tij, duke siguruar se mosbindja civile do të vazhdojë. Ai denoncoi edhe njëherë policinë se kërcënoi me armë deputetët e opozitës.

Noka akuzoi me epitete edhe kryeparlamentaren Eliza Spiropali, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. Këtë të fundit e quajti edhe si “stërnipi i Enver Hoxhës”.

Reagimi i Nokës:

“Sot regjimi arriti kulmin. Duke kërcënuar nën tyten e armës deputetët. Nuk kishte ndodhur kurrë që forca speciale të policisë të armatosura gjer në dhëmbë të futen në territorin e Parlamentit dhe Gardës e të kërcënojnë deputetët përfaqësues të popullit. Këtu vdes demokracia, këtu vdes shteti ligjor. Vetëm diktaturat, juntat fusin në Parlament polici dhe forca të atmarotusa. Institucionet janë të mbrojtura nga forcat e Gardës dhe jo policia. Po kur stërnipi i Enver Hoxhës, ministri Brendshëm, kërcënon deputetët nga Parlamenti i narkoshteti, çfarë nuk pret më tjetër.

E pamë sot që nga dhuna, prania e gardës dhe policisë tregon panik. Narkoregjimi është në panik nga mosbindja civile e opozitës. Elisa Spirogjoka e 5 mln eurove, apo stërnipi i Enver Hoxhës s’mund të kenë gjë tjetër përveç panikut. Asgjë s’i shpëton nga vullneti shqiptarëve. Shqiptarët kërkojnë qeveri teknike se s’mund të shkojmë në zgjedhje pa qeveri teknike, me këtë qeveri narkoshtetit. S’ka kaluar as 24 orë kur kreu i narkove tha se ka hapur grupkapitujt dhe i çeli ato me Gardën, Policinë, e tytën e armës. Jemi të vendosur në rrugën e mosbindjes civile, asgjë s’na ndal, ne do vazhdojmë në rrugën tonë. S’na ndal as Elisa Spirogjoka dhe as stërnipi i Enver Hoxhës”.

Ora 12:45
Pretendimi i PD, reagon Policia: Asnjë efektiv s’ka pasur armë me vete, dhunuesit do t’i kallëzojmë (VIDEO)

Policia e Shtetit ka reaguar pas pretendimit të PD, se efektivët e FNSH i kanë drejtuar armën dy deputetëve të PD, Bledion Nallbatit dhe Luan Baçit. Policia thotë se asnjë efektiv nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri gjatë tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë.

Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit.

Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.

Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.

Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit.

Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private.

Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori.

Ora 12:36
Deputetët e PD dhe militantët nisen për në selinë blu! Bardhi koordinon aksionin me telefon (VIDEO)

 

Deputetët e PD janë larguar nga oborri i Kuvendit pas përplasjes fizike me FNSH. Pas tyre u larguan edhe militantët, të cilët iu bashkuan para Kuvendit pas protestës te Bashkia e Tiranës.

Bardhi ka thirrur deputetët në seli dhe edhe gjatë rrugës dallohet teksa qëndron në telefon.

 

Ora 12:26
Noka kërcënon ministrin e Brendshëm: Do iu tërheqim zvarrë si Enver Hoxhën (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka kërcënuar ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, por edhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Gjatë përplasjeve në Kuvend me FNSH, Noka tha me tone kërcënuese se ministrin, Ramën e Spiropalin do i tërheqin zvarrë siç kanë bërë me Enver Hoxhën.

"I them nipit të Enver Hoxhës, ti mund të rrish ministër aty, por duhet të dish se Enver Hoxhën e kemi tërhequr zvarrë para 34 vitesh. Ashtu do tërhiqesh zvarrë ti, Edi Rama dhe Elisa Spiro Gjoka po që se ju do dhunoni opozitën, popullin opozitar dhe përfaqësuesit e popullit opozitar që janë deputetët e saj", tha Flamur Noka. 

Ora 12:24
FNSH u fut në oborrin e Kuvendit, shefi i Gardës debate me vartësit: Nuk i kërkuam, pse i lejuat?! (VIDEO)

 

Debati mes shefit të Gardës dhe FNSH

Teksa opozita pretendon se një efektiv policie i FNSH ka nxjerrë armën për të kërcënuar deputetin Luan Baçi, ka ndodhur edhe një debat mes kreut të Gardës dhe atij të FNSH-së, pse Policia hyri brenda territorit të Parlamentit kur situata ishte nën kontroll.

Ermal Onuzi, shefi i Gardës debat me vartësit e tij dhe përfaqësuesit e FNSH-ve, pse u hap gardhi i sigurisë së Parlamentit. Madje ai i ka thënë pas debatit një prej vartësve që të largohej prej andej në nerva e sipër.

Sipas ligjit, Policia nuk lejohet në oborrin e Parlamentit, por nuk dihet se si kanë hyrë efektivët e FNSH me skafandra brenda oborrit, që solli edhe debatet e forta.

Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi, raportoi se Garda nuk ka kërkuar ndërhyrjen e FNSH nga oborri i brendshëm. Këtë konflikt kishte edhe drejtori i Gardës me vartësit.

Ora 12:20
Tensione në Kuvend/ Pretendimi i Bardhit: FNSH i ka drejtuar armën dy deputetëve Nallbati dhe Baçit (VIDEO)

 

Gazment Bardhi ka hedhur akuza në drejtim të FNSH. Bardhi pretendon se FNSH i ka drejtuar armën dy deputetëve Bledion Nallbatit dhe Luan Baçit.

"I drejton armën dy deputetëve të Shqipërisë, Bledion Nallbatit dhe Luan Baçit. Kërcënojnë me armë deputetët e opozitës brenda ambienteve të tyre të punës. Një pjesë e kolegëve e kanë pamjen të filmuar, do i transmetohet secilës prej mediave që nuk e disponon. Për herë të parë janë lejuar me urdhrin e kujt nuk e di", tha Bardhi. 

 

Ora 12:08
Përplasje e fortë mes Policisë e Gardës dhe deputetëve të Opozitës! Bardhi dhe Sula sulmojnë fizikisht: Të largohet FNSH, s’ka punë këtu! (VIDEO)

Denigron situata para parlamentit të Shqipërisë. Deputetët e opozitës kanë sulmuar fizikisht gardhin e sigurisë së Gardës dhe Policisë, e cila erdhi me përforcime për të mbrojtur Kuvendin.

Edhe pse me skafandra dhe mburoja, deputetët e PD sulmuan dhunshëm efektivët, duke kërkuar pse ishte prezente Policia, pasi sipas ligjit duhet të jetë vetëm Garda në oborrin e institucionit.

Deputetët më aktivë në tensione dhe sulme kanë qenë Dashnor Sula dhe Gazment Bardhi, të shoqëruar nga Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati.

Syula u pa i përi teksa kapte mburojat e policëve dhe skafandrat për t’i hequr dhe larguar, teksa pati edhe dëmtime. Bardhi e ka ndihmuar më tej, duke kërkuar largimin e Policisë nga territori i parlamentit.

“Çfarë do Policia këtu. Largohuni. Turp, turp. Ikni, mbajeni mend! Largohuni prej këtu, s’keni punë në Kuvend. narkobandë në shërbim të qeverisë, ky është fundi”, ishte akuza e deputetëve të opozitës.

pas këtyre tensioneve të ashpra, kreu i Gardës ka kërkuar largimin e grupit të policëve me skafandra që mbështesnin Gardën në oborrin e Parlamentit.

Ora 12:06
Deputetët e PD përplasje të ashpra me FNSH në oborrin e Kuvendit, Dash Sula i heq skafandrën efektivit (VIDEO)


Përplasje mes deputetëve të PD dhe policisë në oborrin e Kuvendit.  Dash Sula agravoi deri në përplasje të ashpra, ku iu hoqi policëve edhe skafandrat.

SI.E./S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 18/10/2024 08:44

    Filluat prap ju ! Çadra me me plumba , çakmak me koka bërthamore etj. Jua ka thënë, fatmirësisht, si për opozitën ashtu dhe për pozitën, në kry të rendit ka ardhur një mimistër i arsimuar në Gjermani.

    Përgjigju
  • Vlora: 18/10/2024 01:31

    Se si me vjen. FNSH ne punen e tyre me armatime e mburoja, kur ia fanepsin deputeter e PD te armatosur me gjyslyke e canta krahu! Vetem ushtria jone horrorrike nuk kishte dale. Ndaj bravo Pirro Menga...

    Përgjigju
    • Lala: 18/10/2024 07:48

      Po doli ushtria mori Fund Ska me deputet shoku.gjithsesi ironi e bukur

  • Iris: 18/10/2024 01:20

    Pjesa e siperme e spray duket si pjese arme, si nga forma,si nga ngjyra dhe njerezit ne tension e siper, kur dikush ve doren ne xhep,jane te predispozuar te imagjinojne arme edhe sikur nje dege peme te ishte dhe ketyre meqe u doli bllof, kembengulen per perfitim politik,jo ishte arme,pastaj thane ishte arme nen spray,megjithese eshte pak absurde qe ajo hapesire e uniformes t'i nxere te dyja,kur arma ka vendin e vet qe mbahet!S.d.q.dicka e shoh me alarmante se sa prania e FNSH afer Kuvendit,apo armet imagjinare:Publikimi i emrit te policit nga Sali Berisha qellimisht dhe kercenimi i jetes se tij.Berisha vertet eshte i mbyllur aty,por mund te kete ndonje fanatik idiot qe mund te zbatoje ne jete kercenimin e Berishes.Merrni ne mbrojtje policin dhe keputjani fonine njeriu me te rrezikshem te politikes-SB!

    Përgjigju
  • Lela: 17/10/2024 21:36

    Bombil gazi lotsledhës për bandat që ti i drejton dhe jo pistolet që ti shpif! Ndërsa ti vret 4 + 4 në Shkodër që partia yte i vrau!protestues që për 34 vjet nuk ka ndodhur në Shqipëri mo bandit.

    Përgjigju
  • Komision: 17/10/2024 19:11

    hani mut te gjithe ju depuleshat qe nuk po beni gje tjeter vetem rremuje e deme qe nuk e di se si mbroheni kur nje njeri popull po te beje perballet ashper me shtetin e ketyre rrugecereve e hadteve te horrave ordiner.

    Përgjigju
  • Imunitetiil: 17/10/2024 17:45

    Duhet te kthehet ligji cdo deputet ka imunitet nuk i drejtohet arma sepse nje deputet/e perfaqeson 5000-10000 qytetar sipas kushtetutes ! Mos e beni republike bananesh

    Përgjigju
    • Lala: 18/10/2024 07:49

      Sipas ligjit Po preke policin duet me te dhje ne dru.lene ligjin se I kan toleru shum

    • @ imuniteti: 18/10/2024 06:57

      Si puna e Vasilit me 260 vota etj. etj

    • O imuniteto: 17/10/2024 19:47

      Po ti merr bos ku e pe armen?

  • Dakord: 17/10/2024 16:50

    Po si ka mundësi të qëllosh me grusht një polic, ta vesh përfund vetë i tretë dhe ai të mos kundërpërgjigjet????? Ky është imuniteti domethënë??!! E paska afër burgun sali fosiëja që janë tërbuar kështu këta!!

    Përgjigju
    • Xxx: 17/10/2024 19:49

      O bosi bravo, duhet sduhet te jet polici aty, kur eshte me uniforme e aq me teper ne detyre as qe duhet ta prekesh me dore. Le te shtyjn nai polic jasht, sdo ishe tu komentu tani por do ishe tu i honger hallven atij qe prek policin

    • Bravo: 17/10/2024 17:44

      O zemra vogël, polici nuk mund te përgjigjet se nuk duhet te jete aty me kushtetutë, nuk lejohet. Si me tu fut ty ne shpi e ti mos i gjuash se polic është edhe po te përdhunojnë. Apo thuaj nje fajin e ka Saliu e hajt se harrohet puçi i policisë.

  • TAVEN LALA: 17/10/2024 16:42

    Ore po Flamuri pa bisht dhe Baçi Taçi Kaçi ti zhdukēsh nga faqja deutsch pastron ajrin se kta dy wc ēt e pista e qelbēn Shqiprin.

    Përgjigju
  • revolja: 17/10/2024 16:30

    ketyre kriminelave dhe revolen tu vesh ne koke ... nuk e kuptoj ku qendron problemi. Eshte mbushur kuvendi me hajdute bandite kriminele (kjo ne te dy krahet si PS dhe PD) dhe kujtdo tja drejtosh gryken nuk ben mekat. Ai kuvend ketu e gati 30 e ca vjet keshtu ka qene me llum mbushur, e vrasje arme zjarr sharje ... fiks jashteqitja e kombit shkon aty per te bere ligje qe vetem demtojne popullin shqipetar. Pse ju jepet kaq shume vemendje, leri te hane koken, mbase vrasin njeri tjetrin se shqiperise vetem mire i ben pastrimi i asaj haleje.

    Përgjigju
  • Spraj Piperi: 17/10/2024 16:26

    Nallbatit dhe Baçit u duket prifti gomar dhe speci kobure!

    Përgjigju
  • Yttt: 17/10/2024 14:58

    1mij her me ramen ne pushtet sesa me keta legenat e pd-s. Cfar kafsherie

    Përgjigju
    • Partia: 17/10/2024 19:02

      Pse te la gruaja me? Te Rama kw rënë mire vetem kujdes sapunin. Imagjino partia jote ta mori gruan, te te rrojë partia.

    • Ytttt: 17/10/2024 18:13

      Ok ika tani se jam me ramen me motren e grun tate dhe do bejme xhirimet per filmin me pull te kuqe, dhe mos harro deri ne 2030 ka per ta shpartalluar motren e gruan rama bashke me votuesit e ps-s

    • Ytttt: 17/10/2024 18:05

      O çibuksi i sales skam moter e as gru, djal i rri beqar duke fol me motren tate ne chat dhe njekohesisht me grun tate, me thon i ka ik truni per ty, ngeli duke na prezantuar tek zyrat e pds.

    • Partia: 17/10/2024 17:38

      Do u lodhka motra dyfish e shkreta se voton dhe diaspora, mendoi se ia hodhi sa ishe ti këtu. Gjynah, coje te Veliaj se ai i prezanton Kastro Zizon, te te rrojë partia dhe kujdes briret mbi koke se partia jote ti ka vënë.

    • Ytttt: 17/10/2024 17:08

      Hahahaha, o partia jetoj jasht shqiperis, kontrollo motren dhe grun se ciles parti jan simpatizante, po ku te ben pershtypje ty se cfar ben motra e gruaja tate, veçse sala te kthehet me pushtet ajo ka rendesi

    • Partia: 17/10/2024 16:51

      Shih se motra po nderron drejtorët e keshit po mos i jep voten Saliut. Per gruan me kane thene qe u qëndron besnike partisë, qe burri te rri lokaleve ta pi nje gotë. Hajt te rrojë partia se burrnia iku, apo je mësuar dhe ste ben me përshtypje?

    • Yttt: 17/10/2024 16:38

      Te sqarova voten ja jap motres e grus tate pa merak, sa per partira as me ruhet kkkkkkk, shko tani bej çibuk sales

    • Partia: 17/10/2024 16:22

      Thuaj grus te ndërrojë drejtor se ska me leke ai, te kaloje nga bashkia se ato kane tendera. Motrën leje po te keshi se leviz leku, ti te kafja shkruaj per partinë por mos kalo nga motelet.

    • Yttt: 17/10/2024 16:15

      Japim motren e grun tate vetem vecse tot te jesh i kenaqur

    • Partia: 17/10/2024 15:54

      Nderhyrja e shpejtë FNSH nuk është parë brenda rrethimit te parlamentit as me Saliu e as me Enverin o ylli partisë që edhe grate e motrat ia jepni w jo me votën

  • Niku: 17/10/2024 14:38

    Organizata terroriste e Sali berishes kerkone nje 97 me idene se do vijne ne pushtet,,eshte e vetmja menyre qe u ka ngelur

    Përgjigju
  • E DREJTA: 17/10/2024 13:24

    BANDITE PER FATIN E KEQ VETEM BANDITIZEM DIJNE TE BEJNE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese