Armando Broja rikthehet pas dëmtimit: S'është e thjeshtë, dua të bëj një sezon të madh

Armando Broja rikthehet pas dëmtimit: S'është e thjeshtë, dua të bëj një sezon të madh

Armando Broja

Armando Broja, sulmuesi i Chelsea është bashkuar me grupin për fazën përgatitore. Shqiptari u operua në gju pas një dëmtimi të disa muajve më parë, teksa rikthimi në stërvitje shihet me shpresë nga drejtuesit, me Pochettinon që kërkon t'i besojë një fanellë titullari. Për faqen e klubit, sulmuesi kuqezi tregoi se është me fat që bashkohet me ekipin para kohe.

“Është gjë e mirë të jesh përsëri mes djemve, mes grupit të lojtarëve. Ishte një periudhë e gjatë jashtë, nuk ishte e thjeshtë të qëndroja jashtë i vetëm, por jam i lumtur që jam përsëri me djemtë dhe po i gëzohem. Kthim para kohe në stërvitje? Po, më dha atë forcën shtesë që duhet për të qenë me skuadrën në fazën përgatitore. Ndaj jam i lumtur dhe falënderues që munda të kthehesha më shpejt që të përgatitesha për fazën përgatitore", tha Broja.

Më pas sulmuesi i Kombëtares u ndal edhe te sezoni i ri, me pritshmëritë që për të janë të mëdha.

"Një sezon i rëndësishëm? Po, padyshim. Unë desha të përgatitesha, isha jashtë për një periudhë të gjatë kohe. Nuk është shpesh e thjeshtë kur ke dëmtime dhe gjëra të tilla, ndaj jam me të vërtetë i lumtur dhe falënderues që jam përsëri me grupin. Po, është një sezon i madh, një fazë përgatitore gjithashtu. Dua vetëm të kthehem përsëri në formën më të mirë dhe ta rinis nga aty”, deklaroi Broja.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë