Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 15-të. Sot në orën 16:00 luhet sfida mes Newcastle dhe Burnley. Duelin nga minuta e parë për miqtë do e fillojë edhe Armando Broja.
Kjo është ndeshja e parë që Broja luan nga minuta e parë, duke treguar se është në formën e duhur dhe ka lënë pas lëndimin. Trajneri Scott Parker i ka besuar 24-vjeçarit të Kombëtares një fanellë titullari, me shpresën se do gjejë golin e parë me klubin e ri.
Në total, Broja ka luajtur 252 minuta këtë sezon me Burnleyn, të ndara në dhjetë ndeshje, tetë në Premier League dhe dy në FA Cup.
Formacionet e Newcastle - Burnley
Komente








