Festimi i dy lojtarëve shqiptar në ndeshjen kundër Serbisë bëri bujë në të gjithë mediat ndërkombëtare.
Nga serbët kjo gjë u mor si një provokim dhe është kërkuar që FIFA të investigojë dhe të marrë masa për mënyrën e të festuarit të dy lojtarëve shqiptarë Xhaka dhe Shaqiri.

Armando Duka ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ku shkruan: 'Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive.
Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd!'