Goditja e të ‘fortëve’/ Xhafaj jep mesazhin e fundit: Nuk ishte show, por përballje me krimin

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka përmes një deklarate për mediat ka prezantuar rezultatet e aksionit “Ndëshkimi i të fortëve” për javën e fundit. Në 7 ditët e fundit janë arrestuar 54 persona, të identifikuar me precedentë kriminalë, prishës të rendit, të konsideruar si “Të fortë’, për armëmbajtje, ndërsa 19 ishin në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar.

Konkretisht:
- 12 persona të arrestuar, me precedentë penalë;
- 19 persona të shpallur në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar;
- 18 të arrestuar, si prishës të rendit.
- 5 të arrestuar për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”

Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë javës që lamë pas në akset rrugore, banesa, lokale janë sekuestruar:
- 8 armë zjarri;
- rreth 3.6 kg kokainë e heroinë;
- rreth 110 kg Cannabis.

Kështu dje në Kurbin, në vijim të Forcës së Ligjit në Territor është sekuestruar 96 kg kanabis dhe është prangosur poseduesi Agron Tafaj 46 vjeç. Në Morinë është arrestuar një shqiptar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri për vrasje. Ai është Skënder Dekaj, 61 vjeç, banues në Istog, Kosovë.

Pas deklaratës së Gjovalin Lokës me prezantimin e rezultateve për javën e fundit ka reaguar ministri i Brendshëm në detyrë Fatmir Xhafaj. Në ditën e fundit në detyrë, pasi nesër pritet shkarkimi nga parlamenti, Xhafaj e cilëson si sukses këtë operacion në dy muajt e fundit.

Forca e Ligjit në Territor në veprim pro aktiv goditës. Operacioni “Ndëshkimi i 'të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit. Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga! Rezultate që flasin vetë. Shifra sa për 1000 fjalë Daullexhinjtë avazin

Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto 2 muaj s'është show a 'betejë' në rrjete sociale, por përballje reale me krimin. Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë. Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe e Policisë

Fatmir Xhafaj

Xhafaj dha dorëheqjen nga posti javën e kaluar, ndërsa nesër do të votohet në Kuvend dekreti i shkarkimit nga detyra, në vendin e tij do të komandohet Sandër Lleshi. Në kuadrin e operacionit policor “Ndëshkimi i të fortëve” nga strukturat vendore të Policisë, që prej datës 20 Shtator kur kanë nisur kontrollet, në total janë arrestuar rreth 390 persona. Gjithashtu në total gjatë kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar 57 armë zjarri të llojeve të ndryshme, mina me telekomandë, tritol e municion luftarak.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari