Armela Krasniqi zgjidhet nën/Kryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, mund kandidaten e Britanisë së Madhe

Armela Krasniqi zgjidhet nën/Kryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, mund kandidaten e Britanisë së Madhe

Armela Krasniqi

Në garë me kandidaten e rregullatorit audioviziv të Britanise së Madhe OFCOM, me shumicë votash, Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi është zgjedhur nën/Kryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA.

Në mbledhjen e 59-të të EPRA-s, që zhvillohet sot në Roterdam të Holandës, Krasniqi ka marrë mbështetjen e shumicës së 52 autoriteteve anëtarë të EPRA-s, të pranishëm në këtë mbledhje. Me 28 vota pro Krasniqit,  kundrejt 21 votave të dhëna për kandidaten britanike, Siobhan Walsh, kryetarja e AMA-s është zgjedhur për të qenë një nga nën/kryetarët e kësaj platforme. Presidente është Mari Vesland, kryetare e Autoritett Norvegjez të Medias (Medietilsynet). 

Kjo është hera e parë që Shqipëria zgjidhet dhe përfaqësohet në nivele të tilla të larta në një platformë mbarëeuropiane.

"Jam vërtetë e nderuar për besimin që m'u dha, ka thënë Krasniqi në momentin e shpalljes së rezultatit të votimit. "Shqipëria është një vend i vogël, por kjo nuk ka të bëjë fare me përmasat e saj. Votën e sotme do t'a shihni në përkushtimin tim, profesional, energjinë dhe kontributin tim të plotë gjatë ushtrimit të kësaj detyre".

EPRA përbëhet nga 56 autoritete anëtarë nga 47 vende të Europës: 27 vendet anëtarë të BE dhe Mbretëria e Bashkuar; autoritetet e vendeve që aderojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian ku bën pjesë edhe Shqipëria, rregullatorët e vendeve kandidatë të mundshëm për BE dhe autoritete të vendeve të Partneritetit Lindor (EaP) me BE-në (Armeni, Azerbajxhan). 

Në zbatim të Statutit të EPRA-s, Bordi Ekzekutiv i kësaj Platforme i përbërë nga Kryetari dhe 4 nënkryetarë dhe vepron si organi strategjik që drejton EPRA-n. Ndër të tjera, ky Bord përfaqëson Platformën në evente ndërkombëtare, propozon një strategji 3-vjeçare, harton programet vjetore të punës dhe aktivitetet përkatëse dhe merr vendime në lidhje me funksionimin e EPRA.

Me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të enteve rregulatore europiane, përfaqësues të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, Observatorit Europian Audiovizual, ERGA-s, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, të Rrjeti Global të Rregullatorëve të Sigurisë në Internet, kjo Asamble është përqëndruar në dy çështje aktuale, të rëndësishme të tregun audioviziv:
* Edukimi Mediatik dhe roli i tyre te zgjedhjet parlamentare europiane
* Futja me sukses e Inteligjencës Artificiale në proceset e punës së rregullatorëve të medias

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja