Armët në Rinas, zbardhet skema
identifikohet grupi kriminal

Armët në Rinas, zbardhet skema<br />identifikohet grupi kriminal
Në kohë rekord policia e shtetit dhe prokuroria e krimeve të rënda zbardhin trafikun e armëve me kuti postare nga Shqipëria drejt Anglisë, tregti e cila rezulton se është kryer me porosi në internet dhe pagesa online.

Sipas hetimeve të sektorit të antiterrorist në policinë e shteti dhe krimeve të rënda e cila po heton këtë trafik rezulton se dërgesat janë bërë nga DHL Durrës me destinacion transit Greqinë dhe adresë finale Anglinë.

Por si u dërguan këto pako me tre kallashnikovë?
Tre shtetas të ndryshëm janë paraqitur pranë postës DHL në Durrës ku kanë postuar me të dhëna fiktive pakot. Këto pako më pas janë kaluar në Tiranë dhe nga aty drejt magazinës “Cargo” në aeroportin “Nënë Tereza”.

Teksa përgatiteshin për tu hipur në avion, skaneri dhe agjentët e sigurisë kanë zbuluar peshën e dyshimtë të pakove dhe brendësinë e tyre me pjesë metalike. Në këtë moment ato i janë nënshtruar kontrollit më të detajuar ku ka rezultuar se ishin armë automatike të çmontuara.

Trafikantët fshiheshin pas internetit
Nga Durrësi këto pako kanë adresa të ndryshme dërguesish ndërsa pritësi në Angli është i njëjti, por deri më tani jo një individ por një kuti postare vetëm me numër.

ReportTv ka mësuar se pas zbulimit të këtij rasti qëndron një grup i strukturuar kriminal i trafikut ndërkombëtar të armëve ndërsa transaksioni dyshohet se është kryer me anë të internetit si porosia dhe pagesa për këto armë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar