Por shumë prej jush mund ta kenë parë të veshur më përpara nga këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora.
Ka qenë vetë Armina e cila i ka paraprirë komenteve duke postuar një status në rrjetin social Facebook, mbrëmjen e djeshme ku shkruante:-" Sonte do të vesh këtë fustan. Në fakt e kam blerë para se t’ia shihja Rita Orës, por kur ia pashë mendova: Shqiptaret mendojnë njëlloj. Plus jam fanse e saj, kështu që nuk ka asgjë të keqe. Fustani është nga Viviene Westwood”.
Komentin Armina e ka shoqëruar me foton e këngëtares Ora ku shfaqet me fustanin në fjalë.
Më pas edhe Armina ka postuar një foto në “Instagram” ku shfaqet e veshur me fustanin gri rrëzëllitës.
Reagimet nga fansat kanë ardhur menjëherë në adresën e saj.
Se cilës prej dy vajzave bukuroshe i rri më mirë fustani mbetet në shijet e gjithsecilit.
(b.t/shqiptarja.com)