Armina Mevlani: I pari është im atë

Armina Mevlani: I pari është im atë
Bukuroshja 22 vjeçare është kapur duke pushuar në jug me familjen, ndërsa destinacioni tjetër është larg Shqipërisë Lajmet për lidhjen e saj me Shkëlzen Berishën kanë bërë që Armina Mevlani të ketë një vëmendje të madhe mediatike kohët e fundit, më shumë se zakonisht.

Është vetëm 22 vjeçe dhe për një kohë të shkurtër ka arritur të depërtojë në botën e televizionit e të bëhet një nga personazhet e dashura e të kërkuara në faqet e shtypit rozë.



Format e saj joshëse, tipike mesdhetare kanë bërë që vëmendja e paparacëve këtë verë të përqëndrohet tek ajo, sidomos në këtë kohë plazhi dhe pushimesh. Edhe pse, ende në duart e fotografëve nuk ka rënë lajmi i shumëdëshiruar, ai ku Armina do të shihej e shoqëruar nga i dashuri i saj sërish fotot e saj të nxehta kanë tërhequr vëmendjen tonë.



Në këtë pikë ajo ka ditur shumë mirë të ruajë privatësinë e të shfaqet ose me shoqërinë ose me familjen e saj.

Me këtë të fundit Armina ka zgjedhur që të nisë pushimet e këtij viti në jug të vendit.

Ajo që tërheq vëmendjen nuk janë vetëm format e saj në plazh, por edhe marrëdhënia që ka krijuar Armina me të atin.

Një marrëdhënie shokësh, që hyjnë bashkë të lahen në det, që konsumojnë bisedat e plazhit nën çadër, që luajnë e argëtohen bashkë, si t’i përkisnin të njëjtës gjeneratë...



E kontaktuar nga “Thashethem”, Mevlani na ka treguar përmes një bisede telefonike se prioritet në jetën e saj, janë të mirëpërcaktuara, ndaj edhe pushimet e para i kalon gjithmonë pranë familjes.

Themi të parat, sepse sezoni i plazhit për Arminën nuk mbaron këtu, përkundrazi ai sapo ka nisur.

22-vjeçarja pritet që shumë shpejt ta lërë Shqipërinë, për të kaluar disa ditë pushimi në plazhet e Europës.



Se cili do të jetë shoqëruesi i Arminës në këto pushime, këtë nuk dime ta themi me siguri, por mund të themi ama se cilido që të jetë, nuk ia ka dalë ende të dalë i pari në jetën e bukuroshes... i pari është babi.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/5
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City