ARMO u përvetëson taksat
punonjësve dhe s'i derdh në shtet

ARMO u përvetëson taksat<br />punonjësve dhe s'i derdh në shtet
TIRANE - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shpjeguar dje, në një njoftim për shtyp, situatën e krijuar pak ditë më parë në ambientet e kompanisë “Armo”. Institucioni më i lartë tatimor përgënjeshtron lajmin e transmetuar në disa media dhe shpjegon se Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, në zbatim të detyrave të saj funksionale, ka monitoruar aktivitetin e shoqërisë, duke verifikuar dokumentacionin e lëvizjes së mallit. “Në lidhje me incidentin, mjetet që dolën nga ambientet e shoqërisë u tentua të kontrolloheshin për dokumentacionin që i shoqëronte.

Punonjësit e hetimit kanë kërkuar dokumentacionin e mjeteve, veprim, i cili ka irrituar drejtuesit dhe punonjësit (të thirrur prej tyre), të cilët kanë dale, duke rrethuar mjetet dhe një prej tyre e kanë spostuar forcërisht, duke penguar, në këtë mënyrë, ushtrimin e detyrave funksionale”, thuhet në njoftimin e shpërndarë dje. Në këto rrethana, sipas DPT-së, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit, duke bërë kallëzim penal për pengim të ushtrimit të detyrës ndaj punonjësit në detyrë.
 
DETYRIMET
“Mbi bazën e situatës financiare, subjekti “Armo” rezulton me detyrime tatimore të papaguara (kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tatimin mbi të ardhurat nga punësimi, taksa nacionale dhe akcizë të prapambetur)”, vijon më tej shpjegimi zyrtar.

Kompania “Armo” ka deklaruar, duke ua mbajtur punonjësve të saj, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe tatimin mbi të ardhurat nga punësimi, po nuk ka i derdhur këto detyrime në buxhetin e shtetit, sqarohet në të. DPT informon se, Kompanisë “Armo” i është ofruar edhe mundësia e marrëveshjes se pagesës me këste, e cila nuk është pranuar nga ky subjekt.
 
PEZULLIMI
Në bazë të Akt-Marrëveshjes së përbashkët midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave “Mbi informimin reciprok për pezullimin e operatorëve ekonomike deri në përmbushjen e plotë të detyrimeve”, i është kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave pezullimi i aktivitetit ekonomik të kompanisë ARMO sh.a. deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore.

“Administrata Tatimore është e vendosur që, në baze të ligjit, të zbatojë të gjitha procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, si ndaj subjektit në fjalë, ashtu edhe ndaj subjekteve të tjera me detyrime të papaguara”, përfundon reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
 
PROTESTA

Ndërkohë, u njoftua se protesta e punonjësve të kompanisë ARMO do vijojë ditën e hënë. Ata po pengohen të rifillojnë punë prej një Task Force tatimore, mjetet e së cilës prej mëse se 10 ditësh janë stacionuar para dyerve të rafinerisë së Fierit dhe nuk lejojnë daljen në shitje të e boteve, me bitum, lëndë djegese dhe solar. Sipas protesuesve, asnjë njoftim apo shkresë zyrtare nuk ka mbëritur për këtë pranë Uzinës së Përpunimi të Naftës në Fier dhe urëdhrat që zbatojnë inspektorët e Hetimit Tatimor i kanë marrë në mënyrë verbale nga eprorët. Drejtuesit e rafinerisë shprehen se gjithë kjo situatë është iniciuar nga segmente të caktura të shtetit, që synimin kryesor kanë marrjen e aksioneve të ARMO-s.

“Eshtë bllokuar hyrja e rafinerisë dhe uzurpimi i pronës private. Nuk ka asnjë lloj ligji që ne të na pengojë të shesim. Arsyet janë shumë të qarta: presion i hapur ndaj presidentit të kompanisë për marrjen e aksioneve", tha drejtori i shitjeve në rafinerinë e Fierit, Ermir Kodra. Ndërkohë, janë bllokuar edhe llogari bankare të Armos-s, pas vendimeve përkatëse gjyqësore, që kanë kthyer në tituj ekzekutivë detyrimet e kompanisë ndaj bankave apo personave të tretë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë

Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë