ROME - Një yll i ri ka lindur në Vatikan, por ndoshta, jo në atë mënyrë që shumica e njerëzve e imagjinojnë. Vetëm dhjetë ditë më parë Papa Benedikti emëroi katër arqipeshkv përfshirë edhe sekretarin e tij personal, George Ganswein, në një ceremoni solemne në bazilikën e Shën Pjetrit.
Por tani arqipeshkv George Ganswein, është quajtur "I mrekullueshmi George" nga mediat italiane, duke fituar kështu kopertinën e parë të “Vanity Fair”.
Në kopertinën e revistës italiane tregohet 56-vjeçari i qeshur, me sytë e tij të shndritshme ngjyrë blu dhe lexohet titulli "At George - nuk është mëkat të jesh i bukur."
Revista e quan Ganswein " George Clooney-in e Shën Pjetrit" dhe i ka dedikuar kopertinën e saj për nder të promovimit të tij si arqipeshkv dhe influencës së tij në rritje në Kishën Katolike Romake.
Një zëdhënëse për revistën tha se Ganswein nuk ishte intervistuar për artikullin dhe tek kopertina është vendosur një foto e vjetër e tij.
Ndërkohë reagimet e para nga njerëz në rrugët e Romës ishin nga më të ndryshme. "Unë nuk e shoh të arsyeshme, që ai duhet të jetë tek një revistë e cila tregon femra gjysmë nudo dhe mendoj se nuk është e drejtë," tha një qytetare ndërsa një tjetër u shpreh, se kurrë nuk do ta kishte menduar më parë që të shikonte një arqipeshkv në kopertinën e një revistë të tillë.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com