Një nga bosët më të mëdhenj meksikan të drogës Joaquin Guzman ose i njohur ndryshe “El Chapo” është arratisur mbrëmë nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë. Nga Komisioni Kombëtar i Sigurisë meksikane bëjnë me dije se Guzman është parë për herë të fundit të shtunën mbrëma në zonën e dusheve të burgut.
Arratisja e tij u zbulua kur oficerët kontrolluan qelinë e tij në burgun e Altiplanos, fare pranë kryeqytetit meksikan. Menjëherë pas arratisjes së tij ka nisur një operacion kërkimi dhe qeveria ka bllokuar të gjitha fluturimet në aeroportin e Tolukas, në Mexico City.
Guzman ishte lideri i kontrabandistëve të karelit Sinaloa, të cilët transportonin sasira të konsiderueshme droge në USA. Riarrestimi i tij në 2014 u konsiderua si një fitore e madhe nga qeveria meksikane.
Kjo ishte hera e dytë që Guzman u arratis nga një burg meksikan i sigurisë së lartë. Arratisja e parë ndodhi në vitin 2001 ku ai mundi t'i shpëtonte rojeve të sigurisë duke u fshehur në koshin e rrobave të palara në lavanderinë e burgut. Ai po vuante dënimin prej më shumë se 20 vitesh pasi u arrestua në Guatemalë në vitin 1993 me akuzën e trafikun të drogës.
Guzman lindi në qytetin Badiraguato 57 vite më parë. Ai u bë një figurë e rëndësishme e karteleve të drogës në vitet 1980. Pozicionimi i tij si shef i kartelit të drogës Sinaloa, e bëri atë trafikantin e drogës më të kërkuar në botë.
Karteli kontrollon pjesën më të madhe të kokainës, marijuanës dhe metamfetaminës në SHBA. Para se policia ta arrestonte për herë të dytë departamenti amerikan i shteti ofroi një shpërblim prej 5 milion $ për këdo që jepte informacion rreth tij. Pasuria e Joaquin Guzman është vlerësuar me 1 miliard $.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO