Mediat greke, por dhe oficerë policie kanë reaguar ashpër pas arratisjes së dy 41-vjeçarëve shqiptarë nga burgu i sigurisë së ulët të Kassavetias.
Romeo Qosja dhe Lefter Toçi ishin dënuar të dy me nga 20 vjet heqje lirie për disa akuza të rënda përfshirë bashkëpunimin në vrasje e grabitje me armë.
“Ndoshta disa njerëz nuk i konsiderojnë të rrezikshëm, dy persona që vranë një pronar dyqani në Elefsina dhe një grua 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Aspropirgos”, tha për “Zougla” një oficer policie që ishte marrë me këtë grup kriminal.
“Si ka mundësi që kriminelë me një histori të tillë të marrin pesë leje? Dikush ka vënë firmën e tij dhe padyshim mban përgjegjësi”, vijon më tej media greke.
Romeo Qosja dhe Lefter Toçi rezultojnë të jenë arrestuar fillimisht më 31 mars 2015, bashkë me 5 të tjerë. Mes të arrestuarve të atëhershëm ishte edhe Alfons Ndoci, i cili u vra në 26 qershor të 2024 në burgun e Koridhalos.
Grupi shqiptaro-grek u akuzua atëherë për vrasjen e një 53-vjecari grek në Elefsina në 12 mars 2015 dhe grabitjen e bashkëshortes së tij, grabitjen dhe vrasjen e një 75-vjecareje greke në 6 tetor 2015 në Aspropyrgo, grabitjen e një 57-vjeçari në 10 mars 2015 në Spata, grabitjen e një 52-vjeçari dhe tentativën e grabitjes së një 75-vjeçareje në 15 gusht 2015 në Aspropyrgo, grabitjen e një çifti 52 dhe 43 vjeç në 6 tetor 2015 në Aspropyrgo dhe djegien e një automjeti në 12 mars 2015 në Glika Nera. Gjatë kontrolli të policisë atëherë, u sekuestruan 1 pistoletë, 1 revolver, 1 armë imituese, 1 karabinë, 2000 euro, bizhuteri, mjete për vjedhje, celularë dhe një sasi e vogël droge.
Më 21 prill 2016, ndaj Qosjas dhe Toçit ngrihet edhe akuza “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “grabitje”. Pas kalimit të afatit 18 mujor të paraburgimit, në shtator 2017 Qosja dhe Toçi janë liruar me masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ata rezultojnë se nuk e kanë zbatuar masën e sigurimit, madje në 27 korrik 2018, Lefter Toçi është arrestuar nga policia kufitare për “shkelje të masës së sigurimit” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, por u la sërish i lirë. Veç kësaj, Romeo Qosja rezulton i akuzuar edhe në 13 maj 2008 edhe për “krijim organizate kriminale”, “grabitje në vazhdimësi” dhe “shkelje të ligjit mbi armët”.
Pas lirimit me kusht nga burgu dhe madje disa ditë pas lirimit të dytë të Toçit, konkretisht në 13 gusht 2018, dyshja rezulton të ketë kryer edhe një tjetër grabitje me armë e dhunë, konkretisht atë ndaj familjes së një biznesmeni grek.
Lefter Toçi u arrestua sërish në 4 prill 2019 pas një urdhër arresti europian, ndërsa në kohë të ndryshme u arrestuan edhe Romeo Qosja e bashkëpunëtori i tyre A. G.
Romeo Qosja dhe Lefter Toçi ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë.
Pasi morën 5 ditë leje për festat e fundvitit, ata janë rikthyer, por ndërkohë e kishin organizuar planin e arratisjes dhe mbrëmjen e 2 janarit gjatë kontrollit nuk u gjetën në ambientet e izolimit, duke vënë në alarm autoritetet.
E pse cuditeni,kemi te bejme me burgje Ballkani e drejtesi ballkanike! Per kriminele te tille,duhen burgje e drejtesi sipas modelit amerikan.41 Bisi shqiptar eshte i perafert,por prape ka shume kushte te mira,gati kovaleshente ne krahasim me ato amerikane.
Përgjigju