Dy punonjës policie janë arrestuar mesditën e sotme pasi akuzohet se kanë neglizhuar detyrën gjatë transferimit nga Stacioni i Policisë Fushë-Krujë në Komisariatin e Krujës të Edison Pulës, anëtar i bandës së Niklës.

Në pranga kanë rënë Denis Çela 22 vjeç dhe Naim Stafuka 39 vjeç si dhe po hetohet në gjendje të lirë oficeri i patrullës së së Përgjithshme, shtetasi me inicialet G.T..

Edison pula, mbrëmjen e djeshme, duke përfituar nga pakujdesia e dy punonjësve të policisë, në momentin e transferimit nga Stacioni i Policisë Fushë-Krujë në Komisariatin e Krujës ka kapërcyer murin rrethues dhe është arratisur.
 
Mësohet se Pula arriti që të shtynte policët duke u shpëtuar në momentin që zbriti nga fugoni, teksa po futej në dhomën e izolimit.

Edison Pula akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë, vendosje eksplozivi dhe vjedhje me dhunë si dhe për atentatin e mbetur në tentativë ndaj mikut të Enver Stafukës, Gentjan Bejtja. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)