Arratisja e Gruevskit, deputeti në Maqedoni: Ishte një marrëveshje me qeverinë e Zaevit

Arratisja e Gruevskit, deputeti në Maqedoni:  Ishte një marrëveshje me qeverinë e Zaevit

Vllatko Gjorçev, deputeti i partisë VMRO-DPMNE

“Ose bëhet fjalë për paaftësi të Ministrisë së Punëve e të Brendshme, ose bëhet fjalë për marrëveshje me qeverinë e Zaevit”.

Kështu është deklaruar deputeti i krahut opozitar në Maqedoni, i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, i cili ka thënë së fundmi se ekzistojnë dy variante shpjeguese  për  arratisjen e ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili prej disa kohësh ndodhet në Hungari, ku i është dhënë e drejta e azilantit politik pas kërkesës së bërë nga ky i fundit për t’iu shmangur dënimit me burg, për blerjen e një "Mercedesi" të blinduar 600 mijë euro,  të dhënë në vendin e tij.

Deputetit i opozitës në Maqedoni  Gjorçev e konsideron  çështjen e largimit të ish-Kryeministrit Maqedonas një mungesë përgjegjësie nga ana e strukturave përgjegjëse të qeverisë  dhe sipas tij me shumë gjasa bëhet fjalë për një marrëveshje me pushtetin, transmeton  media maqedonase Zhurnal.

"Lidhur me atë arratisje ka dy variante. Ose bëhet fjalë për paaftësi të MPB-së e udhëhequr nga Oliver Spasovski, ose bëhet fjalë për marrëveshje me qeverinë e Zaevit, i cili për momentin është tregtari kryesor me drejtësinë në Republikën e Maqedonisë. Ose duhet të ketë përgjegjësi, e kjo do të thotë dorëheqje të Spasovskit dhe strukturave të MPB-së, ose bëhet fjalë për marrëveshje politike dhe këtë qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet ta dinë. Shumica e qytetarëve, sidomos mbështetësit e Zaevit dhe LSDM-së vlersojnë se bëhet fjalë për marrëveshje politike", është shprehur Gjorçev, në një intrevistë të dhënë në televizionin maqedonas TV 21, transmeton Zhurnal. 

Nikolla Gruevski kaloi kufirin maqedonas duke u larguar drejt  Hungarisë  më datë 11 nëntor, ku ka fituar dhe statusin e azilantit politik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona