Një ngjarje kriminale e ka cilësuar ish deputeti Lefter Maliqi, arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit.

Një një intervistë për "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, Maliqi u shpreh se arratisja ishte e mirëorganizuar dhe me pagesë.

"Ngjarje kriminale, arratisje me gjakftohtësi, të mirëorganizuar, nga poshtë lartë dhe nga lartë poshtë, me një protokoll dhe cënim shumë të shëmtuar. Kam qenë zv.drejtuesi burgjeve, për mua, edhe si ish drejtues policie, unë dyshoj dhe mendoj, se është një arratisje e mirëorganizuar në zinxhir, me pagesë. Si ka mundësi, një person me rrezikshmëri, në këto masa sigurie? Protokolli është që në IEVP ke në organikë, mjekë, infermierë, dentistë. Nëse sëmundja mund të bëhet në spitalin e burgut, shoqërimi bëhet në spitalin e burgut. Nëse është sëmundje që do çuar në spitale, njoftohet me një relacion përmbledhës, njoftohet drejtori i IEVP, bashkë me shefin e policisë dhe më pas njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.", theksoi ai.

Maliqi deklaroi se nuk u respektua protokolli i sigurisë dhe se për transportimin e Ndocit në spital duhej njoftuar Policia e Shtetit dhe forcat e DAP.

"Përgjegjësi i shëndetësisë pranë Drejtorisë së Burgjeve bashkë me drejtorin e policisë dhe komisionin atje, përgatit relacionin dhe ia jep drejtorit të përgjithshëm për të gjitha IEVP. Në rastin konkret, kur ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, njoftohet Policia e Shtetit direkt dhe forcat e DAP, forcat operacionale të atashuara pranë SPAK dhe GJKKO. Aty duhet të ishin mjete të shumta. Këtu kemi krim të organizuar. Nuk ka dorëheqje, nuk njihet as majtas, as djathtas. Do e hedhin dopio gjashtën ata. Në rastin konkret, më vjen keq për ata policë. Ata janë për bukën e gojës, me 50-60 mijë lekë. Futen ata në burg, siç ndodhi edhe në burgun e Peqinit. Këtu, si ka mundësi, ky duhet të jetë edhe me zinxhir në kokë, por edhe në pranga.", nënvizoi Maliqi.

Sipas tij, është bërë pagesë e madhe, sepse çdo gjë duket e planifikuar. Maliqi thotë se SPAK duhet të hetojë për këtë çështje.

"Këtu ka një pagesë të madhe, nga e dinte ky që e priste makina? Këtu është për hetim të thelluar. U njoftua 10-15 minutash pasi iku. Unë kam qenë, në momentni që doja të çoja forcat e policisë. Dhe rasti konkret kështu është. Kjo ka qenë skemë e mirëorganizuar. Që nga drejtori i burgjeve, celularët. SPAK duhet të hyjë. Ku e dimë ne se ku nuk vazhdon vrasjet me pagesë? Ose është futur celular, ose është thirrur në një nga drejtuesit e IEVP, aty ku nuk ka kamera.

Pra, ky me rrezikshmëri kaq të madhe, është çuar në IEVP të Durrësit, që nuk ka siguri të lartë. Ndërkohë që mund ta çoje te 313. Çdo ditë ke transferime, aty ke tekndera korruptive, ke çdo ditë tendera. Telefonia fikse është 3-4 herë më e shtrenjtë. Ka edhe klube brenda burgjeve. Imagjino çfarë ndodh me sigurinë e burgjeve.", përfundoi Maliqi.