TIRANE- Mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka detyruar drejtësinë e këtij shteti të mbyllë përpjekjet për ekstradimin e shtetasit më të kërkuar në Greqi, Ilir Kupa. Pala greke ka sjellë pak ditë më parë një nga vendimet e dënimit të Ilir Kupës me burg, ku sipas prokurorisë së Tiranës bëhet fjalë për një vendim, ku Kupa është dënuar me 10 muaj burg për akuzën e kontrabandës dhe mospagimit të takasave.
Ky vendim është dorëzuar në 12 mars 2014 në gjykatën e Tiranës, me objekt “Njohjen e vendimit penal të huaj”. Çështja penale është rregjistruar me numrin 639, ndërsa shorti ka zgjedhur gjyqtaren Migena Laska. Në Shqipëri Kupa akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje. 27 vjeçari Ilir Kupa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet greke si pjesëtar i një organizate kriminale dhe i arratisur nga burgu në Greqi, në mars 2013. Më 22 mars 2013 Ilir Kupa, së bashku me 7 shqiptarë të tjerë arriti të arratisej nga burgu i Trikallas në Greqi.
Gjatë arratisë së tij ai ishte nën shoqërinë e të arratisurit tjetër Marian Kola, deri të dielën e 21 korrikut, kur Kola u vra në përleshje me policinë, ndërsa Kupa arriti të largohet. Policia greke vazhdoi ndjekjen e tij, deri në 6 gusht kur njoftoi se 27-vjeçari mund të ketë kaluar kufirin dhe të ketë hyrë në Shqipëri. Me arrestimin e tij i jepet fund arratisë gati 1-vjeçare të Ilir Kupës, ndërkohë që nga 8 shqiptarët që arritën të arratisen nga burgu i Trikallas, Ermal Lita u arrestua në muajin maj pas grabitjes në supermarket në Greqi.
Shkrimi u publikua sot (18.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com