Nuk ka liri për repertin Rigels Rajku, i njohur gjithandej si Noizy. Arrestimi i i tij para se të performonte në një lokal në Lezhë të mërkurën, me kërkesë të autoriteteve të Kosovës për rrahjen e Medin Isenit në një klub nate në Pejë, u vlerësua i ligjshëm këtë të enjte nga Gjykata e Tiranës.
Kjo e fundit caktoi masë “arrest në burg” për të dhe mikun e tij, Bahtjar Bajraktari, njohur si DJ Crax, me efekt ekstradimi në drejtim të Prishtinës. Brenda 5 ditëve, Noizy dhe miku i tij DJ Crax kanë mundësi të ankimojnë vendimin e masës dhe ekstradimit në Apelin e Tiranës, mundësi të cilën pritet ta shfrytëzojnë.
Një vendim i njëjtë i Apelit në ditët në vijim është i formës së prerë dhe dërgon të dy në Kosovë, aty ku nisim më tej procedurat për rastin që janë në akuzë. Vetëm 3 ditë Noizy u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës, bashkë me reperin tjetër, Arkimed Lushaj, njohur si Stresi, i cili akoma nuk është lokalizuar nga policia. Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR, të cilit i përkasin Noizy e Stresi dhe personazhit të njohur të Tik-Tok Muhamet Iseni, i njohur si Medi, ndodhi në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në klubin e natës “Sancy” në Pejë.
Shkak i përleshjes dyshohet të jenë videot e Tik-Tok të Medit, i cili prej kohësh ofendon reperët Noizy dhe Stresi. Në videon e publikuar në rrjete sociale, shfaqen disa persona duke dhunuar Medin, në fund të saj dallohet edhe reperi Noizy.
Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Muhamet Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale. Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë sipas tij ishte një kurth, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Martinit, 'arrest me burg' 14 vjeçarit, gjyqi mbahet në spital! I mituri s'tregon ku fshehu thikën: S'mbaj mend çfarë ndodhi! Hetohet kush e ndihmoi
22 Nëntor, 09:36
-
Tiranë/ Tensione në seancën e Dan Hutrës! Autori i vrasjes së trefishtë ballafaqohet me të dënuarin të cilit i vrau motrën: Gjakun nuk e fal! Refuzoj të jap deklarime para kësaj monstre
14 Nëntor, 14:36
-
Akuzohet se dhunoi personazhin e Tik Tok, Noizy lirohet nga Policia e Kosovës! Këngëtari: Rroftë Trump
6 Nëntor, 17:44
-
Gjykata Administrative shfuqizon vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare
6 Nëntor, 13:10
-
Dhunoi barbarisht personazhin e Tik Tok, Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës! Shikoni momentin (VIDEO)
5 Nëntor, 13:30
-
Stresi del nga paraburgimi i Pejës: Sapo dola, shihemi sonte! (VIDEO)
2 Nëntor, 17:06
-
Dhunuan personazhin e TikTok, Stresi vetëdorëzohet në Polici! Prokuroria e Pejës cakton 48 orë paraburgim
1 Nëntor, 11:37
-
Noizy anulon turin në SHBA! SHBA i revokon vizën, ja arsyeja
29 Tetor, 22:38
-
Dhunuan personazhin e TikTok, lirohet pas disa muajsh burg miku i Noizyt, DJ Crax
25 Tetor, 07:05
-
Tiranë/ Dhunuan blogeren Klea Prenga, dalin në gjykatë dy motrat Berishaj! Arrest shtëpie për Marielën, detyrim paraqitje për Antonelën
18 Tetor, 13:58
-
Korrupsion me pacientët e sëmurë me COVID, Prokuroria kërkon 7 vite burg për Tiren, 30 vite për 5 infermieret dhe 6 për kolegen e saj! (DOSJA)
15 Tetor, 09:54
-
Tiranë/ Shtëpia e barit te 'Kadastra' në Selitë, burg për 3 nga 7 të arrestuarit! Gjykata liron me ‘arrest shtëpiak’ 3 punonjësit e OSHEE dhe të akuzuarin tjetër
13 Tetor, 15:30