Arbër Hitaj: Arrestimi i Noizyt dhe disa të vërteta të pathëna!

Arbër Hitaj: Arrestimi i Noizyt dhe disa të vërteta të pathëna!

Muzika e këngëtarit me famë kombëtare Noizy, është art që përfaqëson jo pak, por një pjesë të rinisë e shoqërisë shqiptare, përfshirë ata që kanë arritur jo pak në “kurbet”, dikush duke ndjekur edhe rrugën e shkurtër e antiligjore me të cilën asnjë  nuk duhet të jetë dakord. 

Por faktet janë kokëforta, do apo jo dikush, muzika e tij shet dhe është model për një pjesë të shoqerisë, e mirë ose jo mbetet për ty gjykuar me kalimin e kohës! Fenomeni i muzikës gangsta, shkurtim i gangstere, daton në vitet 1992 e më tej, dy të rinj nga skutat e periferive në qytetin e New York, si 2 Pac e Biggie, tronditën botën e muzikës me rrymën hip-hop, duke i “kënguar” dhunës e frymëzuar një kalvar vrasjesh përfshirë dhe vetë ata. Koha i bëri legjenda!

 Por kthehemi në Shqipëri, Noizy ka një admirim shumë e madh te brezat e rinj për muzikën “ganstere” që bën, ndërsa moshat e rritura nuk e kanë me dëshirë muzikën e tillë.

 Koncertet e tij, videot në youtube janë shumë të ndjekura. Këto janë fakte që asnjë nuk duhet ti mohojë, arti që buroi nga rrugët e Compton në ShBA, ka dekada që është kthyer në një industri miliona dollarëshe në mbarë botën, e që Noizy, Stresi apo artistë të tjerë e kanë përqafuar dhe ja kanë dalë të bëjnë jetën që duan.

 Pavarësisht artit, Noizy, unë besoj se pëlqehet se është një i ri që e ka çarë vetë rrugën e jetës duke thyer kastat familjare të muzikës tradicionale në Shqipëri! Fenomen shqetësues që ka djegur breza artistëstësh! 

Rap muzika, ka brënda revoltën, ka pakënaqësinë dhe dhunën, përfshirë dhe lavde për drogën, diçka e paimagjinueshme vite më parë, për të cilën shumë nuk bien dakord as në ditët e sotme, në këtë pjesë përfshi dhe veten. Kjo konsiderohet muzika e shtresave të varfra të margjinalizuara! 

E vërteta është se, një shoqëri ende e ndrydhur si kjo e jona duhet ta shikojë veten me dritë në pasqyrë e të përballet me problemet, jo ti evitojë ndoshta ikin vetë!

E ndërsa më sipër faktet janë të qarta, dhe shifrat flasin, së fundmi ka ardhur një arrestim i këngëtarit Noizy, pas një denoncimi për një rrahje masive në Kosovë, rrahja ka ndodhur dhe disa personave ju rrezikua  jeta.

 Vite më parë ai i shpëtoi një sulmi me armë zjarri  ndërsa tani po përballet me drejtësinë. Mes reagimeve lexova dhe të mikut të tij dikur ish armik, Stresi, reagim që tregon me sinqeritet vuajtjet që kanë personat e famshëm! Fyerje e ofendime të tmerrshme online!

Vendosa të kontrolloja vetë faktet, ishin skandaloze! Personi që është rrahur, me javë ndoshta me muaj, i ka ofenduar e sharë Noizyn dhe Stresin, nga familja, nga motra, mamaja, fëmijët e lloj lloj çmendurirash, nga mëngjesi në darkë. E përse? Thjesht se janë njerëz publikë e të kërkuar. 

Nuk ishte një kritik arti, por një person që ofendonte e shante!

 E në këtë rast nuk di të them kemi një standart të dyfishtë nga drejtësia ose jo, megjithatë të dëgjosh dikë nga mëngjesi në darkë të ofendojë në format më të rënda familjen, të të dalë përpara duke qeshur, është e rëndë!

Por jashtë diskutimit është hapësira virtuale që ka shkaktuar edhe viktima. Tik- Tok  ka dalë jashtë kontrollit, aty është pasqyra e veseve, e çmendurisë së një shoqërie si kjo jona, me probleme të theksuara me arsimin, edukatën e qytetarinë!  Unë nuk e mbështes dhunën në asnjë formë të saj, por përpiquni ta vendosni veten në vendin e atij që i është shplarë familja nga mëngjesi në darkë  nga manjakë interneti! E lehtë nuk është,  as për një instruktor Yoge!

Por Noizy dhe Stresi e kanë një gabim dhe nuk është arti i tyre, por mosbesimi te Drejtësia, mos bërja e denoncimeve! 

Koha e vetëgjyqësisë ka mbaruar, në Shqipëri ka disa vite që jemi në epokën e drejtësisë. Ndërsa arti që ata bëjnë duhet respektuar vlerësimin më pas e bën publiku!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luli: 09/08/2024 09:05

    Sufllaqet ne shpetim te noizit te partise..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?