Arrest me burg për të miturin që vrau për ‘të larë’ gjakun e të atit, avokati: Rasti i parë që kemi dy viktima! Nga pak e kemi nxitur të gjithë këtë krim

Avokati i më miturit Andi Duraj, duke folur për mediat pasi doli nga Gjykata tha se ngjarja në të cilën është përfshirë Florian Përvathi, ka dy viktima.

Ai sqaroi se viktima e parë është 65-vjeçari që humbi jetën nga 4 plumbat, dhe e dyta autori i veprës, pasi sipas tij është rritur me urrejtje dhe se “nga pak të gjithë ne” e kemi nxitur këtë krim.

“Nuk pritej një vendim tjetër, për shkak të veprës, është me rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Është rasti i parë që ka dy viktima. Viktima e parë është 65-vjeçari dhe e dyta që nuk besoj të jetë e fundit, autori i veprës penale. Nga pak të gjithë e kemi nxitur të kryejë kështu lloj krimesh, si gjakmarrja, qoftë media, qoftë opinioni shoqëror që është rritur me një urrejtje të tillë. Klienti im në konflikt me ligjin është fëmijë, mos ta harrojmë këtë, ishte shumë i tronditur. Ngjarja në tërësi është një nga më të rëndat dhe ka vetëm viktima.” U shpreh ai.

 

 

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ I buzëqeshur, momenti kur Florian Përvathi qetëson familjarët, i përshëndet me dorë! Gjykata e lë në burg, avokati: Rasti i parë që kemi dy viktima


J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari