Arrest shtëpie Frrokut e Doshit
 Frroku: Drejtësia vendosi!PDF - Mbrojtja e Doshit nga av Meçi

Arrest shtëpie Frrokut e Doshit<br /> Frroku: Drejtësia vendosi!PDF - Mbrojtja e Doshit nga av Meçi
TIRANE - Gjykata e Lartë dha masën e sigurisë të “arrestit shtëpiak” për deputetin Mark Frroku dhe Tom Doshi. "Drejtësia vendosi", - tha deputeti për mediat pas një seance mbi 2 orë e gjysmë të mbajtur me dyer të mbyllura në Gjykatën e Lartë. Avokatët e tij e thanë se do ta kundërshtojnë këtë vendim sepse sipas tyre është e provuar tashmë që historia e atentatit është sajuar nga deputeti, Tom Doshit dhe se Frroku nuk ka pasur asnjë dijeni për këtë. Ndërkohë menjëherë pas vendimit për kristian demokratin Frroku, trupa gjykuese në këtë proces nisi seancën me dyer të mbyllura për deputetin Tom Doshi.

Gjykata e Lartë hodhi këtë mëngjes shortin për të caktuar trupën gjykuese që do të vlerësojë masën e arrestit ndaj dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. E njëjta trup do të gjykojë edhe 36-vjeçarin nga Fushë-Kruja Durim Bami, i cili tashmë nga “vrasje e mbetur në tentativë” akuzohet për kallëzim të rremë. Pesëshja e gjyqtarëve të zgjedhur janë: Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Admir Xhanxa, Majlinda Andrea dhe Artan Zeneli. Relator për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për masën e “arrestit me burg” ndaj dy deputetëve do të jetë Guxim Zeneli, ndërsa për Bamin relator është Aleksandër Muskaj.

Ora 18:48 Del nga Drejtoria e policisë së Tiranës Mark Frroku
Mark Frroku ka lënë Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas deputetit Doshi duke u larguar kështu për në shtëpinë e tij ku do të jetë gjatë të gjithë kohës nën mbikëqyrjen e forcave të policisë. Edhe deputeti Frroku ashtu sikurse dhe Tom Doshi pasi ka lënë ambientet e Drejtorisë së Policisë është shoqëruar nga forcat Shqiponja për në banesën e tij.

Ora 18:45 Doshi le ambientet e policisë së Tiranës
Deputeti Tom Doshi ka lënë ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës ku po mbahej i shoqëruar që prej ditës së enjte. Gjatë largimit Doshi është shoqëruar nga njësia e forcave speciale Shqiponjat të cilat do ta shoqërojnë atë deri në banesën e tij.



Ora 18:40 Dorëzohet urdhri për lirimin e Tom Doshit e Mark Frrokut
Sapo është dorëzuar urdhri për lirimin e Tom Doshit nga Drejtoria e Dhomës së Izolimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku deputeti Doshi po përgatitet që të lirohet e më pas të shoqërohet për në shtëpi.

Ora 17:05 Avokatët e Doshit: Do apelojmë në Kushtetuese dhe në Strasburg
Avokatët e Tom Doshit, Vladimir Meçi dhe Ferit Muça pas marrjes së vendimit nga Kolegji i Gjykatës së Lartë thanë se nuk janë dakord me vendimin e gjykatës dhe se ata do të apelojnë këtë vendim në gjykatën kushtetuese por edhe në atë të Strasburgut. Avokati Meçi tha se gjatë shqyrtimit nuk doli ndonjë provë e re që të mund të mbahej ende i ndaluar klienti i tij por ai u shpreh se u diskutua vetëm masa e sigurisë dhe jo vërtetësia e atentatit. Apelimi sipas avokatëve do të bëhet pasi prokuroria nuk ka shqyrtuar ashtu siç duhej masën e sigurisë ndaj deputetit Doshi. Po ashtu të dy avokatët mbrojtës deklaruan se deputeti edhe gjatë deklarimit të sotëm i ka qëndruar sërish së njëjtës deklaratë që ka bërë edhe publikisht për atentatin ndaj tij. ndërkohë avokatët në fund të fjalës së tyre u shprehën se janë njohur edhe me prova të tjera që vërtetojnë ato që ka thënë deri më tani Doshi, por të pyetur nga gazetarët ata refuzuan të tregojnë se çfarë provash ishin këto. 



Ora 16:50 Arrest shtëpie edhe për Tom Doshin
Edhe ndaj deputetit Tom Doshi gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie. Ndërkohë arrestimi i dy deputetëve është konsideruar i ligjshëm



Ora 16:35 Trupi gjykues tërhiqet për Doshin
Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me arrestimin ose lënien të lirë të deputetit Tom Doshi.

Ora 15:50 Frroku lë Gjykatën: Drejtësia vendosi!
Ndryshe nga momenti kur erdhi i prangosur, deputeti Mark Frroku ka lënë Gjykatën e Lartë pa pranga për t’iu drejtuar banesës së tij, ku do të vijojë “arrestin e shtëpisë”. I vetmi koment i tij për mediat ishte: “Drejtësia vendosi”. Ndërsa në sfond janë dëgjuar duartrokitjet e familjarëve të tij, të cilët e kanë pritur me entuziazëm këtë vendim.

del frroku nga gjykata

Ora 15:35 Gjykata: Arrest shtëpie Frrokut. Avokatët: Do e kundërshtojmë, prokuroria presion gjyqësorit
Gjykata e Lartë në një seancë disaorëshe me dyer të mbyllura ka vendosur të nxjerrë nga qelia e paraburgimit Mark Frrokun duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Menjëherë pas marrjes së vendimit, dy avokatët e Frrokut, Genc Gjokutaj dhe Saimir Vishaj thanë se do ta kundërshtojnë këtë vendim duke akuzuar Prokurorinë se ka ushtruar presion mbi Gjykatën. Avokati Vishaj tha se nga provat e para në Gjykatë vërtetohet sipas tij se atentati ishte një sajesë dhe se klienti i tij, kreu kristian demokrat Mark Frroku nuk ka pasur asnjë dijeni për këtë histori.

Të gjitha provat janë në favor të Frrokut, thanë ata.

I pyetur nga gazetari i A1 Report Arsen Rusta në lidhje me akuzat që autoritetet belge kanë ngritur ndaj Frrokut për vrasjen e një shqiptari, avokati Vishaj u përgjigj: Nuk ka lidhje fare me rastin belg


Ora 15: 23 Kolegji Penal është tërhequr për të marrë vendimin për deputetin Mark Frroku
 
Ora 13:26
Seanca ndaj Doshit dhe Frrokut me dyer te mbyllura

Për shkak të sekretit hetimor është vendosur që seanca në Gjykatën e Lartë, për vlerësimin e masës së  sigurisë për dy deputetët të mbahet me dyer të mbyllura. Por ky vendim është kundërshtuar nga avokatet e Frrokut, Genc Gjokuataj dhe Saimir Vishaj. Në sallën e gjyqit janë vënë re masa të shumta sigurie, e ndërsa nuk janë lejuar as familjarët e deputetit Frroku, por vetëm avokatët, prokurorët dhe trupa gjykuese.

Ora 13:16 Tom Doshi mbërrin në Gjykatën e Lartë, me njërën dorë në xhep
Pas Mark Frrokut edhe deputeti Tom Doshi mbërriti në Gjykatën e Lartë për tu bërë pjesë e seancës ku do të vlerësohet masa e sigurisë ndaj tij. Në ndryshim nga kolegu i tij, Doshit nuk i ishin vendosur pranga në dy duart. Ai ishte prangosur me një dorë, dorën e djathtë, e ndërsa pranga tjetër ishte vënë në dorën e policit.



Ora 12:59 Mark Frroku mbërrin në Gjykatën e Lartë, përshëndet me duart me pranga
I shoqëruar me makinën e policisë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës ku prej së enjtes ndodhet në dhomat e paraburgimit, deputeti Mark Frroku mbërriti në Gjykatën e Lartë për tu bërë pjesë e seancës ku do të vlerësohet masa e sigurisë ndaj tij. Me të dalë nga makina e policisë kreu demokristian Frroku ka përshëndetur me duart e prangosura ndërsa është future në ambientet e brendshme të Gjykatës. Ai iu ka thënë familjarëve që ishin para Gjykatës së Lartë: Mos u trembni nga prangat e llalles dhe kosit!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur