Arrestimi Frrokajt,Ndreu:Skandal
të abuzohet me emrin tim e të PS

Arrestimi Frrokajt,Ndreu:Skandal<br />të abuzohet me emrin tim e të PS<br /><br>
LEZHE-Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzave në drejtim të tij në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut Fran Frrokaj. Ai thotë se nuk jam i kënaqur me historinë, ndërsa e konsideron skandaloze dhe abuzim lidhjen e emrit të tij dhe PS me këtë ngjarje për ta përdorur si alibi. Ndërsa sa i përket deklaratave për bashkinë, ai thotë se historia ka tregu se nuk është e nevojshme ky lloj skenari, sepse si rregull bashkinë e humbin ata që e kanë e jo e fitojnë ata që se kanë. Ndreu e mbyll reagimin duke ftuar të djathtët të bëjnë durim edhe një vit, teksa në 2019 janë zgjedhjet lokale duke i paralajmëruar se i pret humbja. Fran Frrokaj u arrestua para tre ditësh me akuzën e grabitjes së pronës përmes tjetërsimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

REAGIMI I PLOTE I PJERIN NDREUT
Mirembrema ! Jam rikthy sonte ne Fb per tu dhene pergjigje gjithe te turbulluarve nga ngjarjet e fundit ne Lezhe. Nuk jam aspak i kenaqur me ate qe ka ndodhe e as nuk do jem kurre. Por ca mitingashe te lodhur dhe ca "dijetare" politike, duan domosdoshmerisht te lidhin PS dhe mua me kete histori. E konsideroj nje turp dhe abuzim skandaloz, cdo perpjekje te kujdo qe synon te gjeje alibi e te perdore emrin tim apo te PS per te justifiku veprimin. Me shume se te kushdo ta kerkojne te ankesa qe kane bere dy shtetas me emer e mbiemer dhe me drejtesine. Nuk me lidh asgje me kete ceshtje penale, pervec keqardhjes per kedo qe dyshohet si i implikuar. Sa per bashkine, historia ka tregu se nuk eshte e nevojshme ky lloj skenari, sepse si rregull bashkine e humbin ata qe e kane e jo e fitojne ata qe se kane. Keshtu qe beni durim deri vitin tjeter!

 

 

 

 

 

 

 

 

 


d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja