LEZHË- Moszbatimi i vendimit të gjykatës për asgjësimin e çdo veprimi për tjetërsimin e një prone shtet në zonën e Ranës së Hedhun ka pezulluar nga puna 11 zyrtarë të  kadastrës së Lezhës.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lezhës, nga gjyqtari Renis Sheshi pas kërkesës së bërë nga prokurori Erjon Shehaj.

Mësohet se bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte në zonën e  Ranës së Hedhur, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara, për të cilën është dënuar me burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Në lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë dhe rikthimin e saj  ne gjendjen e mëparshme, pra në tokë shtet, por Kadastra  nuk e  ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve. 

Vendimi i është dërguar për ekzekutim këtë të shtunë policisë së Lezhës ndërsa të pezulluarit kanë të drejtë ta ankimojnë atë në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditëve.

Por deri në një vendim të dytë 11 punonjësit e Kadastrës së  Lezhës do të qëndrojnë të pezulluar nga detyra. Ndërkohë, vetë punonjësit e pezulluar pretendojnë se nuk ka qenë detyra e tyre ligjorë për të vepruar.  

Zyrtarët e Kadastrës që u pezulluan