Arrestimi i Alidon Marqeshit në Tiranë, në 2017 vrau për hakmarrje Xhoi Musajin në Gjermani! Report Tv zbardh ngjarjen (FOTO)

Arrestimi i Alidon Marqeshit në Tiranë, në 2017 vrau për hakmarrje Xhoi Musajin në Gjermani! Report Tv zbardh ngjarjen (FOTO)

1686571796_1686571658xhoimusaj.jpg

Në prill të vitit 2017, 19-vjeçari shqiptar Xhoi Musaj u vra në bregun e një liqeni në qytetin e Ulmit në Gjermani dhe trupi i tij u hodh në ujë. Pas hetimeve të autoriteteve gjermane rezultoi se vrasja ishte kryer për gjakmarrje për një ngjarje të ndodhur vite më parë në Shqipëri. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se dy autorët shqiptarë të vrasjes, një 47-vjeçar dhe Alidon Marqeshi që u arrestua me lëndë narkotike në Tiranë, donin të hakmerreshin për vdekjen e një njeriu të vrarë në vitin 2000 në Elbasan, 17 vite para se të kryhej vrasja në Gjermani.

Të dy shqiptarët joshën viktimën në prill 2017 për ta dërguar deri tek liqeni ku më pas e goditën 8 herë pas koke me çekiç, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima Xhoi Musaj ishte nipi i vrasësit të vitit 2000 në Shqipëri. Familja e Musajt, në atë kohë, ka qenë në dijeni se i riu është kërcënuar me vrasje për hakmarrje sipas rregullave të së drejtës zakonore të kanunit, sapo ka mbushur moshën madhore. Kjo ishte arsyeja pse ai u largua në drejtim të Gjermaninë me nënën dhe vëllain më të vogël, por sërish nuk i shpëtoi vdekjes. 

Vrasësit e tij dyshohet se morën dijeni për vendndodhjen e 19-vjeçarit përmes postimeve të tij në llogarinë e rrjetit social Facebook. Njëri prej vrasësve, 47-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije kishte disa vite që jetonte në Gjermani dhe kishte në pronësi një lavazh atje. Dy vite pas ngjarjes, drejtësia gjermane e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen në bashkëpunim të Xhoi Musajt.


Lajmi kryesor:

I shpallur në kërkim për vrasje për hakmarrje në Gjermani në 2017, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë! Në makinë iu gjet kokainë (EMRI)


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara

Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara