Avokati Romeo Kara, ka komentuar arrestimin e avokatit Ulian Barjami, pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, avokati tha se sheh si shqetësim mungesën e barazisë në sallën e gjyqit mes palëve asaj akuzuese dhe asaj mbrojtëse.
Ai tha se në raste të tilla mund të kishte paralajmërim, ose gjobë, por jo arrestim.
‘Nuk ka një barazi në sallën e gjyqit mes palës akuzuese dhe palës mbrojtëse që janë avokatët, njëherë ja dëgjojnë fjalën dhe njëherë jo dhe në shumë raste nuk i lënë as të flasin. Po Dhoma e Avokatisë duhet që ta kishte bërë më shpejtë reagimin. Për mua avokati s’duhet ta kishte thënë atë që tha do merrem personalisht me ty, se kjo mund të merret sikur e ka pasur për jashtë procesit.
Por në raste të tilla flet gjykata, e paralajmëron, por është gjykata që duhet që të kishte ndërhyrë dhe ta kishte menaxhuar situatën. Pra ka paralajmërim, nxjerrje jashtë, gjobitje. Mua më duket më tepër si kokëfortësi nga palët të cilat duhet që të ishin sqaruar. Në sallën e gjyqit nuk është e thjeshtë, mirë është që avokati ta vërë veten në rolin e klientit por jo ta përjetojë ngjarjen aq shumë. Avokati duhet ta vërë veten edhe në vendin e gjykatësit edhe të prokurorit’, tha ai.
Avokati komentoi edhe nisjen e verifikimeve me iniciativë nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, për rastin e ndalimit të avokatit Ulian Barjami.
‘Për ca reagojnë tani këta. Unë kam çuar dosje të pakundërshtueshme dhe kanë reaguar pas disa muajsh duke thënë s’ka shkelje. Ne nuk kemi institucione drejtësie. Drejtësia është në pikën më të dobët. Nuk mbyllen sytë kur janë miliarda euro sot. Këto janë institucione që jo vetëm janë formale por janë si rraqe nëpër këmbë që të pengojnë. Ku ishin më para këto pse nuk reaguan’, tha ai.
Kara u ndal edhe tek gara për kreun e ri të SPAK. Ai tha se dy nga emrat më të avantazhuar sipas tij, janë Adnand Xholi dhe Klodian Braho.
‘Vizita që bëri Altin Dumani në SHBA dha mesazhin që ne e mbështesim Dumanin deri në fund dhe SPAK-un, nëse do duan një vazhdimësi unë them se dy nga emrat janë Braho dhe Xholi, ata s’kanë përmendur emra por unë kështu e lexoj. Do të jetë i mbështetur edhe më shumë se më përpara SPAK nga SHBA dhe do të kemi shumë shpejtë edhe disa veprime nga SPAK për personazhe nga politika gjatë këtyre dy muajve’, tha ai.
Komente












Romeooo!U vra Ai gjykatesi Apelit,se kercenimet ne sallen e gjyqit dhe jasht gjyqit U TOLERUAN. kY AVOKAT GANGSTERR kercemoi Prokurorin ne sallen e gjyqit me Jete.Eshte e filmuar:Do merrem personalisht me Ty!
Përgjigju