Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, është arrestuar ditën e sotme (10 shkurt) me kërkesë të SPAK. 

Lidhur me këtë arrestim, analisti dhe gazetari Ilir Yzeiri i ftuar ditën e sotme në një lidhje skype në emisionin 'Sot Live në Shqipëri', në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, tha se SPAK po mbanë anshmëri, pasi arreston Veliajn dhe lë të lirë Sali Berishën.  

‘SPAK po tregon se është organizëm i frustruar që do ti tregojë shqiptarëve që s’ka shtyllë kurrizore, sepse t’i nëse arreston Veliajn dhe lë të lirë Berishën që të vë flakën. SPAK është krijuar me nxitjen e amerikanëve dhe me vullnetin e shqiptarëve dhe meritë ka PS. Nëse SPAK po heton me kaq bujë, Veliajn që ka favorizuar dhe ka udhëtuar me avion me një biznesmen, ky është turp për SPAK, lë të shëtis rrugëve Sali Berishën, dhe të tjerë që kanë bërë ‘Gërdecin’ dhe ‘21 janarin’.  Ajo që do të vendos është gjykata, por uroj që Veliaj të dal i pafajshëm dhe kështu do të jetë’, tha ai.

Yzeiri tha se duhet parë tashmë se cilat janë akuzat që janë ngritur ndaj kryebashkiakut, ndërsa e ka cilësuar si personazhin më pozitiv. 

‘Ky është lajm i rëndë, uroj që Veliaj të dal i pastër nga kjo histori, unë besoj se duhet të presim të shohim çfarë akuze ka në ngarkim të tij dhe uroj që ndaj tij të mos rëndojë ajo akuzë që e ka çuar deri këtu, e kam çmuar gjithmonë punën e bëra nga ai. Është personazhi më pozitiv’, tha ai.

Edhe pse vendi është në prag të zgjedhjeve parlamentare, për Yzeirin këto arrestime nga radhët e PS nuk do të ndikojnë tek vota e qytetarëve.

‘Jo aspak, bile e bënë Partinë Socialiste më vigjilente dhe ata që s’kanë pasur ndërmend të votojnë do dalin të votojnë, sepse ka anshmëri politike në përzgjedhjen që bënë SPAK’, tha ajo.