‘’Peshqit’ e mëdhenj filluan nga dy drejtorët e rrugëve dhe rasti i kryebashkiakut të Lezhës. Unë e konsideroj kryebashkiakun e Lezhës, ‘peshk’ të madh. Gjykata nesër do i lerë në burg pa afat, pashë provat, ishin të fuqishme, të pakundërshtueshme. Nëse punon ndershëm për popullin nuk të merr njeri kot të pandehur. Ata ranë brenda, pasi menduan se kështu do të shkojë kjo punë dhe u futën në tepsi, tavë.
Vetëm në Shqipëri ndodh që qytetarët të dalin në mbrojtje të njerëzve që janë të akuzuar për vjedhje. Populli shqiptar është i inkriminuar. Ambasadori amerikan, por edhe Vlahutin dhe përfaqësitë e tjera çuditen kur shohin shqiptarët që dalin në mbrojtje të njerëzve të akuzuar për vjedhje” tha ai.
Ai u shpreh se ‘peshq’ të tjerë do të bien në rrjetën, pasi pronat në bregdet janë grabitur. “Ne kemi informacion, besoj që do të ketë goditje të tjera. Grabitja fillon nga Velipoja deri në Konispol. Kanë grabitur pronat edhe në Karaburun dhe ‘peshq’ të tjerë kanë për të rënë në rrjetë’ deklaroi ai.
d.b/shqiptarja.com