Arrestimi i Frrokajt,n.kryetarja e
bashkisë Lezhë: Veprim politik

Arrestimi i Frrokajt,n.kryetarja e<br />bashkisë Lezhë: Veprim politik<br>
Nën kryetarja e bashkisë së Lezhës Alfrida Marku ka dalë sot në një deklartatë për shtyp për arrestimin e kryetarit të bashkisë Fran Frrokajt ditën e djeshme. Frrokaj është arrestuar ditën e djeshme së bashku me 11 të tjerë, lidhur me abuzimin e me tjetërsimin e pronave në bregdet. Ajo e ka cilësuar arrestimin e Frrokajt si veprim politik nga ana e kreut të shtetit Edi Rama.


DEKLARATA PER SHTYP
Ngjarja e dites se djeshme eshte percjelle me shqetesim te thelle dhe me indinjate nga ana e krejt stafit dhe e drejtuesve te bashkise Lezhe.
Ne mbesim te shqetesuar per menyren sesi nje hetim administrativ, i drejte ne thelbin e tij, u ndertua dhe po perdoret per konsum publik dhe politik. Fran Frrokaj eshte dhe mbetet kryetari legjitim, I zgjedhur, i kesaj bashkie - deri ne proven e kundert.

Ne te njejten kohe, une dua te bej me dije se as bashkia Lezhe dhe as drejtuesit e saj – nuk i kane tagret ligjore dhe as te drejtat per te konsumuar vepren penale per te cilen kryetari dhe nenkryetari I saj jane akuzuar, ndaluar dhe kaluar ne process gjykimi.
Bashkia vetem orienton qytetaret mbi pretendimet e tyre ne lidhje me pronesine dhe ndervepron per llogari te tyre me entet pergjegjese rajonale apo kombetare.
Çdo pretendim tjeter – eshte jashte tagrit te veprimit institucional te kesaj bashkie.
Ne emer te bashkise Lezhe dhe te te gjithe qytetareve une dua te besoj se integriteti I gjykates do te triumfoje mbi interesa te ngushta palesh dhe mbi arrivizma politike te gjithkujt. Une jam e bindur se kjo ceshtje do te sqarohet shume shpejt – dhe ne menyre definitive.
Ne emer te bashkise Lezhe, dua te garantoj te gjithe qytetaret se kjo qender administrative vazhdon dhe do te vazhdoje te realizoje te plote dhe pa nderprerje cdo sherbim ndaj qytetareve te saj – ne perputhje me detyrimet ligjore dhe ne mbeshtetje te plote te mbarevajtjes se administrimit te territorit.


e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja