Izet Haxhia, ish-truproja i Berishës dhe i dënuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit ka reaguar në Facebook, duke pohuar se prokurori Giu ka qenë një prokuror i plepave. Haxhia: Giu, kur gjykonte hajdarin një ditë shkonte te PD, një ditë në SHIK.
Reagimi i plotë
Sapo lexova lajmin për arrestimin e prokurorit Haxhi Giu për korrupsion e marrje ryshfeti. Nuk më vjen mirë duke u nisur nga ana njerëzore që asnjë njeri të përfundojë në burg e aq më tepër kur njerëzit janë të pafajshëm. Por në rastin e këtij prokurori të plepave puna qëndron ndryshe.
Ky person përbën modelin e gjyqtarit dhe prokurorit të pas viteve 92 që u zunë vendin prokurorëve dhe gjykatëseve e hetuesve të komunizmit. Njerëz mediokër që vetëm me gjashtë muaj kurs arritën të bëhen prokurorë dhe gjyqtarë me komandën e partisë dhe të shokut Sali, për tu shërbyer me devotshmëri atëherë kur i duhej partisë.
Dhe ky model gjyqtarësh dhe prokurorësh kanë 23 vite që mbajnë peng vendosjen e drejtësisë në Shqipëri, që u shërbejnë me përulësi e devotshmëri të neveritshme atyre që shkojnë e vijnë në pushtet, që dënojnë njerëz të pafajshëm e lënë të lirë kriminelë, përdhunues e çdo lloj, soj, e sorollopi të atyre që bëjnë krime por që janë të lidhur me politikën e kanë të paguajnë për xhepat e këtyre dallkaukëve të majmur me paret e korrupsionit dhe krimit.
Më ka ndodhur që në marsin e trazuar të 97 disa prej tyre të më kërkojnë ndihmë për t'i shpëtuar nga kriminelët e ikur nga burgu që u kërkonin atyre paret që u kishin dhënë kur ishin në paraburgim për t’i liruar apo dhënë dënime të lehta por ishim mashtruar nga këta gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Mund tu përmend disa emra të tyre, Gjin Gjoni pasi kishte marrë 30 milion lekë nga një i dënuar për vrasje për t’i ulur dënim në 10 vjet burg një të dënuari për vrasje.
Agim Bendo, Arben Qeleshja. etj. E përmenda këtë emër të këtij prokurori të korruptuar Haxhi Giut se ky ka qënë drejtuesi i grupit të prokurorëve që ka hetuar çështjen Hajdari ku unë dhe vëllezërit e mi jemi dënuar në mënyrë të padrejtë, ku akoma vëllai i madh vazhdon të kryejë një dënim prej 15 vitesh në mënyrë të padrejtë. Ka qenë devotshmëria ndaj partisë dhe nxjerrsit në pritë të Hajdarit, që është Berisha, që bëri këtë prokuror të “ndershëm” të na dënonte neve për një krim që nuk e kishim bërë.
Ky prokuror në kohën e gjyqit ndaj nesh një ditë shkonte në zyrat e PD dhe ditën tjetër në zyrat e SHIK-ut. Por drejtësia apo zoti vonon por nuk harron. Shpresoj që fatin e këtij Giut ta kenë të gjithë ata prokurorë e gjyqtarë që kanë vjedhur e janë ushqyer e majmur me parat e krimit. Dhe pas tyre le të vijnë politikanët e të gjitha krahëve që kanë vjedhur, korruptuar kanë vrarë e shkatërruar këtë vend e që nuk janë të pakët dhe tu bëjnë shoqëri në dhomat e burgut njëri-tjetrit, sepse këta nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin.
Redaksia Online
(u.s/sheiptarja.com)
/Shqiptarja.com