U arrestua dje për lidhjet me Habilajt, ish shefi i policisë së Dhërmiut ishte kthyer nga Anglia prej 4 ditësh, kërkoi të takonte prindërit e vëllanë e paralizuar
Sokol Bode me grupin Habilaj
Ish-shefi i Policisë Sokol Bode kishte katër ditë që ishte kthyer nga Anglia në vendin e tij të lindjes, në Uznovë të Madhe të Beratit. Kur Operacionalja ndërhyri për arrestimin e tij, Bode nuk ka bërë rezistencë dhe u është dorëzuar pa probleme autoriteteve.Burime nga Operacionalja i thanë Report Tv se ai fillimisht ka kërkuar pak kohë që të ndahej me familjarët, gjë që është pranuar nga efektivët. Në Berat ai ka dy prindërit dhe një vëlla me aftësi të kufizuara, të cilët janë gjendur në befasi në momentin që policia ka ndërhyrë.
Policia kishte arritur të lokalizonte Boden përmes informacioneve operative dhe ishte e sigurt se ai gjendej në Berat. Vetëm një grup i vogël efektivësh ishin në dijeni të këtij operacioni, pasi i druheshin një dekonspirimi të mundshëm, duke ditur që në të kaluarën janë dekonspiruar disa operacione. Sokol Bode është sjell në Tiranë në orët e vona të mbrëmjes, ku pritet të vuajë edhe dënimin me burg pasi në prill të këtij viti, GJKKO e dënoi me 12 vite burg pasi akuzohet se kishte lidhje me grupin e Habilajt. Nesër pritet të dalë përpara gjykatës për tu njohur me vendimin. Procedurat po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore.
Bode ka qenë gjithnjë në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt. Një prej operacioneve më të mëdha për kapjen e Sokol Bodes ka qenë në pikën kufitare të Muriqanit, ku ai ia doli të kalojë jashtë vendit. Së bashku me Kohilajn ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë. Edhe ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po vuan dënimin me burg për përfshirjen me grupin Habilaj.
GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizonte se Tahiri kishte lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohej në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11367
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Alibia Veliaj; O jemi në dy kopje, o s’jemi!
17 Shkurt, 15:27
-
Sekuestrimi prej SPAK i celularit të Ajola Xoxes në dhjetor, shtyhet për 20 shkurtin seanca e ankimit në GJKKO! Çështja shqyrtohet nga gjyqtari Erion Bani që la në fuqi arrestin për Veliajn
17 Shkurt, 09:31
-
Zbardhen disa nga argumentet e avokatëve të Erion Veliajt për Apelin: Financimet për OJF-në e Ajola Xoxes nuk janë firmosur nga kryebashkiaku! Ja procedurat e ndjekura
16 Shkurt, 18:38
-
I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme
16 Shkurt, 16:58
-
Veliaj ndan FOTOT: Vila në Qerret e vjehrrit, po persekutohet edhe në atë botë nga prokurori pervers! Gjykata i thotë Saliut shko tek vila e vajzës në Lalëz
16 Shkurt, 16:42
-
Në akuzë për korrupsion e pastrim parash, Veliaj ankimon në Apelin e Posaçëm masën arrest me burg
16 Shkurt, 12:31
-
Hetimi/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Prokurori Ols Dado, lunatik e dështak, përdori si provë fotot e lodrave të djalit! Seanca e masës së sigurisë 'thertore'
15 Shkurt, 14:50
-
Përplasja SPAK- GJKKO -Polici për masat tek grumbullimi i mbështetësve të Veliajt, Softa: E para në këto nivele, detyrë e Policisë së Shtetit që bën shoqërimin
15 Shkurt, 13:14
-
Fatmir Xhafaj: Erion Veliaj s’është zyrtar i korruptuar, po hetohet jeta e tij! Atë që s'bëri dot opozita për mbi 10 muaj e bëri vendimi gjyqësor 90 ditë para zgjedhjeve
15 Shkurt, 13:14
-
Mbështetësit pro Veliajt para GJKKO-së, Policia përplaset me Gjykatën e SPAK: Nuk u cënua rendi, as s'u kërkua ndihmë! Seanca nisi dhe u mbyll pa probleme! Nisëm hetim administrativ
15 Shkurt, 09:36
-
GJKKO e la në burg Veliajn, Petraj: Duhej tjetër masë, krijohet vakum në bashki, nëse ka konflikt interesi me prokurorin kompromentohet dosja
14 Shkurt, 19:08
-
I dënuar me 22 vite burg për vrasje, GJKKO rrëzon kërkesën e Altin Kodrës për të dalë nga '41-bis'
14 Shkurt, 16:04
jam alfonsi tip spiuni me raste dhe sufllaqexhi me profesion ne durres
PërgjigjuPo pse erdhe ore trim nga anglija apo thirrje shefi I madh tahiri u merzit vetem! Nejse ishalla ke ber akt marreveshje per denimin! Uroj tja kalosh mire edhe bukur lale!
Përgjigju