Arrestimi i kryekomisarit Fatmir Balaj, detaji që nxori zbuluar ekspertizën e rreme! Në laboratorin e kriminalistikës u ndryshua USB-ja që fshihte mashtrimet

Arrestimi i kryekomisarit Fatmir Balaj, detaji që nxori zbuluar ekspertizën e rreme! Në laboratorin e kriminalistikës u ndryshua USB-ja që fshihte mashtrimet

Arrestimi i Fatmir Balajt

Tirane- Fatmir Balaj, 49 vjeç me detyrë ekspert i ekzaminimeve kompjuterike pranë Institutit të Policisë Shkencore, Tiranë u arrestua pasi kishte ndërruar USB-të ku gjendeshin provat të cilat do të shërbenin për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një subjekti privat, të vënë nën hetim për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, nëpërmjet platformës Forex (call center).

Detaji u zbulua nga prokuroria e Korçës përmes një deklarate për median  të 26 qershorit 2024, ku informon se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë ka pranuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ekspertin e kriminalistikës.

Para se tia jepte për të kryer ekspertim të detajuar USB-së në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë prokuroria kishte realizoi kopjimin e materialit në USB  në format CD si dhe mbajti procesverbalin përkatës. Kur disa ditë më vonë Instituti dërgoi përgjigje në prokurori se të dy USB-të e sekuestruara nuk ruajnë në memorien e tyre të dhëna aktuale apo të dhëna që mund të rikuperohen prokuroria nisi hetimet dhe vuri në pranga 49 vjecarin me gradë Kryekomisar. 

Si u zbulua ekspertiza e rreme

“Kërkesa për këtë masë sigurie erdhi pasi prokuroria ra në gjurmët e mashtrimeve gjatë hetimeve në kuadër të procedimit penal nr. 1875, i datës 29.12.2023 për ‘Mashtrim kompjuterik’, "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" si dhe "Punësim i paligjshëm" parashikuar nga nenet 143/b/2, 287/2 dhe 170/a i K.Penal.

Gjatë ndalimit të një shtetasi për këto vepra penale, u sekuestruan ndër të tjera dhe USB-të e markës IIP ngjyre gri metalike 64GB dhe e markes Philips me ngjyrë të bardhë dhe bojëqielli 16GB. Nga kqyrja e pjesshme e këtyre dy USB-ve u nxorrën materiale me interes për hetimin nga ana e prokurorisë, por për shkak të volumit të madh, ato u dërguan për ekspertim të detajuar në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë. Por para dërgimit, Prokuroria realizoi kopjimin e tyre paraprakisht në format CD si dhe mbajti procesverbalin përkatës.

Vetëm pak ditë më vonë, Instituti i Policisë Shkencore dërgoi aktin e ekpertimit, ku theksohet se dy USB-të e sekuestruara nuk ruajnë në memorien e tyre të dhëna aktuale apo të dhëna që mund të rikuperohen.

Pas kësaj ekspertize, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, krijoi dyshimin se USB-të nuk ishin të njëjtat. Dyshime që u vërtetuan pas kqyrjes dhe ekzaminimit të pamjeve të bëra të dy USB-ve me mjete ekspertimi, programe kompjuterike si ‘Media Player’, lente, etj duke vërtetuar USB-të ishin ndryshuar. Një nga detajet që vërtetoi dyshimet e ngritura është se njëra prej USB-ve  e markës HP e sekuestuar, me kapacitet 64 GB, sipas kqyrjes së bërë në datën e sekuestros, nuk rezulton të jetë e njëjta me atë të ekspertuar dhe të dërguar nga ana e ekspertit kriminalist pasi edhe nga krahasimi i pamjes së jashtme ka rezultuar se ka pasur pas një mbishkrim tjetër dhe konkretisht ka pasur mbishkrimin HP 64 GB dhe version 3.0" informoi prokuroria e Korçës.

Pas hetimit të prokurorisë, Gjykata caktoi si masë sigurimi ndaj personit nën hetim Fatmir Balaj. "Arrest në burg" parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Ekspertimi i rremë", parashikuar nga neni 248 dhe 309 i K. Penal.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta