Në Studio Live, analistët Genc Burimi, Ibsen Elezi dhe Besart Logu komentuan arrestimin e Ilir Metës ditën e sotme me urdhër të SPAK. Burimi ndjehet i shokuar nga mënyra si u mor Meta zvarrë nga agjentët e policisë.
'Jam i shokuar nga imazhet që pashë. Jetojmë në perëndim dhe nuk shikojmë kështu gjërash. Nuk e kuptoj pse kjo mani e drejtësisë së re të bëjë rolin e një sherifi. Ka patur ndonjë refuzim të Metës për tu paraqitur në SPAK? Të jepet përshtypja se u kap ndonjë baron droge në Kolumbi. Do e paguajë diçka të tillë drejtësia më vonë.'
Elezi thekson për Arbër Hitajn ideja se pas këtij arrestimi është Rama, është idiotësi sipas tij. Rama po frikësohet shton Elezi pasi mund t’i vijë radha.
'Idiotësi e madhe. Njerëzit aty në PL, parti klienteliste. Ska ideologji. Përveç se mbështesin Ilir Metën, nuk ka forcë të madhe opozitare që frikëson Ramën. Rama frikësohet, se po prishte zinxhiri i pandëshkueshmërisë, hallkat lëshojnë njëra tjetrën. Meta di aq shumë gjëra. E vetmja armë në dorë është presioni nëse nuk dënohet me kompromis. Kam rezerva për SPAK, po e fute në proces ndëshkimi i merr fakte që nuk e nxjerr më.'
Logu tregon se çfarë dënimi rrezikon tani Meta.
'Me bashkim dënimesh mund të shkojë 8-10. Vepra me marzh të lartë dënimi. Të paktën deri në 7 vjet. Dhe me gjykim të shkurtuar 6.4.'
7 vjet per vjedhjet dhe krimet e ilir metes jane asgje,,70 vjet duhet te denohet....
Përgjigju