ELBASAN - Ilirjan Hida, 39-vjeçari nga Elbasani babai i dy fëmijëve i arrestuar rreth një javë më parë, për veprën penale të “Nxitjes së urrejtjes ose grindjes”, vazhdon të jetë në godinën e paraburgimit të Bradashesh, teksa gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të.
Familja e 39-vjeçarit i bën apel familjeve të vajzave që kallëzuan në polici, Ilirjanin, të tërheqin mbrapsht denoncimet, teksa shtojnë se ai nuk ka detyruar asnjë person të ndiqte predikimet e tij.
Nëna e Ilirit Azbija rrëfen se djali i saj frekuentonte një sekt fetar, por pas disa mosmarrëveshjes ai nuk shkonte më në kishe dhe drejtuesit e kësaj të fundit u kërkuan besimtarëve të tyre të mos shkonin pas Ilirjanit.
Predikimet kryheshin në shtëpinë e 39-vjeçarit, në lagjen “11 nëntori” në Elbasan, ndërsa përveç vajzave të reja në to merrnin pjesë edhe familjarët e Ilirjanit dhe pjesëtarë të grupmoshave të ndryshme.
Kanë qenë prindërit e tre vajzave që kanë denoncuar 39-vjeçarin në polici se kishte mashtruar të rejat për të ndjekur predikimet e fesë në shtëpinë e tij. Sipas denoncuesve Hida u predikonte të rejave urrejtje për familjet e tyre dhe punën, ndërsa një nga ndjekëset e tij kishte kryer edhe abort.
Nga hetimet, të cilat kanë nisur pas kallëzimeve në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, rezulton se shtetasi Ilirjan Hida, i punësuar xhama-larës, predikon sektin fetar “Kisha e Lirë e Apostujve të Pendikostisë”, një sekt i panjohur nga autoritetet përgjegjëse.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com