Verëm pak orë pasi miratoi me 75 vota pro Kuvendi i dërgoi SPAK-ut pranimin e kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.
REPUBLIKA E SHQIPERISE
KUVENDI
VENDIM
Nr. 127/2023
PËR KËRKESËN E PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, TIRANË, PËR DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR ARRESTIMIN/HEQJEN E LIRISË SË DEPUTETIT SALI BERISHA, NËPËRMJET ZËVENDËSIMIT TË MASËS SË SIGURIMIT
Në mbështetje të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 118, pikat 4 dhe 5, e 55 të Rregullores së Kuvendit, me rekomandim të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.
II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Miratuar në datën 21.12.2023
KRYETARE
Lindita NIKOLLA
Tashmë ‘topi’ është në SPAK, i cili pritet t’i drejtohet GJKKO-së me kërkesën për arrest me burg ose arrest shtëpie për Berishën.
Lajmi kryesor: