Arrestimi i Shkëndijes, simboli i punës "burrërore" në Drejtësinë tonë

Arrestimi i Shkëndijes, simboli i punës

Pas tetë muaj hetimesh intensive u arrestua Shkëndija, një grua që për të furnizuar me kanabis sativa bashkëshortin e saj në burgun e Fushë-Krujës, e fshihte atë në pjesët e saj më intime. Por hetuesit dhe drejtësia jonë "triumfoi": Për Shkëndijen gjetën prova dhe bënë përgjime të mjaftueshme për të vendosur "arrest shtëpie" e për të shkarkuar deri 13 nëpunës burgjesh për mungesën e kontrolleve. Ata nuk i kishin hapur mirë sytë sa herë hynte e dilte Shkëndija në burg. Në këtë rast, Drejtësia Made in Albania triumfoi. Në komunikatë nuk u kursye të vendosej edhe emri e mbiemri i saj i plotë. Kjo trafikante "e egër" duhej të demaskohej plotësisht përballë Drejtësisë dhe opinionit publik.

Që kur nisa këtë rubrikë, gati 20 vite më parë, u përpoqa të shënoj e të nënvizoj se sa i ashpër, vigjilent, i pamëshirshëm është Shteti që ne ndërtojmë me më të brishtët dhe si vazhdon të mbyllë sytë rreth bosëve realë që kanë deformuar vlerën morale etike dhe estetike të shoqërisë sonë.

Sa e paaftë është drejtësia jonë dhe të gjithë njerëzit e strukturat që i shërbejnë asaj, të shohë trafikantë droge me pallate, restorante, dyqane, Instagrame, intervista nëpër media, bashkë me gratë e familjarët e tyre duke shitur mend e para, dhe sa e aftë është të shohë e të gjejë kanabisin te Shkëndija.

Gjendja ka arritur atje ku nuk mund të shkojë më: Trafikantët kanë depërtuar në të gjitha qelizat e shoqërisë sonë duke mos dalluar kush është njeri i punës dhe i të drejtës dhe kush vrasës, supertrafikant.

Nuk njoh Shkëndijen që gaboi me kanabisin për bashkëshortin e saj, por di që Tirana pëlqen, frekuenton,  e adhuron nëpër tavolina e media gra e familje trafikantësh droge me biznese e pasuri aq të dyshimta e të trasha e të dukshme, sa s'ka ku të shkojë më.

Sa qesharakë jemi akoma në 2019, kur bëjmë sikur vendosim drejtësinë me Shkëndijen e të ngjashmet e saj, e ministra, zyrtarë, nëpunës e politikanë i sheh kudo që lëviz në Tiranë, Durrës e më tutje, në dritën e diellit, të frekuentojnë e të mos denoncojnë lidhjet trafikantë-politikanë-biznese e sidomos të respektojnë e t'u hapin dyert e famës dhe bizneseve grave që ndoshta "Shkëndije" ishin dhe quheshin më parë, por tani kanë ndërruar emrin, pamjen me botox, veshjet firmato, e sidomos shtojnë përditë pëlqimet, kontaktet, mbrojtjet dhe fotot me politikanë, gjykatës, gazetarë e elitën e Tiranës edhe në Instagram.

 

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shtetase shqiptare: 05/11/2019 07:45

    Te lumte dora! Tirana bie permbys per grate e trafikanteve qe ia dolen pak me mire se burri I Shkendijes…

    Përgjigju
  • sta_kishte_pritur_mendja: 04/11/2019 18:14

    Gjendja ka arritur deri aty ku mund te shkoje me !! e bukur kjo :)Thene nga dikush qe fatkeqsisht sja paska prere mendja !? Po si sta preu mendja ?! :) Ne c'lendine genjeshtrash te kulloste mendja ?:)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja