Arrestimi i Veliajt/ Lapaj e Shabani protestë te Kryeministria, iu bashkohen vetëm një grusht njerëzish! Kërkohet dorëheqja e Ramës

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Lëvizja Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Nisma Thurje e Endri Shabanit zhvilluan mbrëmjen e kësaj të marte një një protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqje e kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa pjesëmarrja dukej ndër më të ultat të regjistruara në protestat e tyre, Lapaj theksoi se GJKKO dhe SPAK duhet të përkrahen pa rezerva në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe përballjes me bandat 34-vjeçare, siç i quajti ai.

“Në fakt ky ëshë një reagim i shpejtë për t’u vendosur përballë atij ligjit dhe për t’u reshtuar krah Gjykatës së Posaçme dhe Prokurorisë së Posaçme, të cilët me kurajo të fortë po luftojnë bandat 34-vjeçare. Sigurisht që autokraci, në vende të marra peng, në vende ku administrate kërcënohet me vendin e punës, me bukën e gojës, ku detyrohen njerëzit në administratë të bëjnë nga 5 e nga 10 familjarë jashtë që të votojnë për partinë në pushtet, që partia në pushtet, kapet dhunshëm pas karriges së pushtetit. Por, zgjedhjet janë afër. Kjo nuk është çështje e të votuarit të një partie apo partie tjetër, ata që na ndjekin duhet ta dinë qartë, vetëm këta që janë në pushtet mos votoni”,- tha Lapaj.

Kreu i Nisma Thurje akuzoi Ramën për shpërdorim të pushtetit duke keqshfrytëzuar për interesa personale, asetet publike.

“Dëgjova Ramën sot dhe tha nuk shkulem nga karrigia. A u ngopët? A u ngopët? 24 vjet që i keni marrë këtij vendi hapësirat publike, i ke marrë plazhet, i ke marrë pasuritë kombëtare, i ke marrë burimet natyrore. Ça të ka ngëlur pa marrë more zotëri? A u ngopët? Nuk iki thotë, nuk shkulem nga vendi”,- tha Shabani.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nona: 12/02/2025 10:20

    sa bukur,,cfate reagimi...

    Përgjigju
  • dori: 11/02/2025 21:57

    Kush i pjerdh këta të tredhur....

    Përgjigju
    • Mihal: 11/02/2025 23:11

      Dimensionet mungojne

  • Arber: 11/02/2025 21:40

    Keta bashke dhe nuk arrin 50 veta..levizja Bashke deri tani alternativa e vertete

    Përgjigju
  • Loku: 11/02/2025 21:34

    E nxorët prap kokën ju zarat e sali bajgës?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Si sot, çdo vit na thotë se do t’ua bëj prapë

Frrok Çupi: Si sot, çdo vit na thotë se do t’ua bëj prapë