Arrestimi i vëllezërve të rrezikshëm në Selenicë/ Paralajmëron Lleshaj: Operacioni vazhdon...

Arrestimi i vëllezërve të rrezikshëm në Selenicë/ Paralajmëron Lleshaj: Operacioni vazhdon...

Sander Lleshaj

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas operacionit të Policisë së Shtetit e cila vuri sot në pranga Tesi Bashon, anëtar i Bandës së Llanajve i cili në akuzohet se ka vrarë në Itali dy prostituta, dhe vëllanë e tij, në Selenice.

Lleshaj paralajmëron se operacioni vazhdon ndërsa shprehet, finalizimi i tij  provon nivelin e integritetit të Policisë së Shtetit. Ai thotë se Vlora sot duhet të ndihet më e qetë dhe më e sigurtë.

"Policia e Shtetit arrestoi sot në Selenicë një ndër kriminelët më të rrezikshëm në vend, një vrasës të shumëfishtë, të arratisur nga burgu në Itali dhe të dyshuar edhe për vepra të tjera të rënda.

Finalizimi i suksesshëm i këtij operacioni provon qartazi nivelin e integritetit dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, e cila po e rrit përditë forcën e saj goditëse ndaj krimit.

Por kjo është vetëm NJË goditje e radhës në serinë e pandalshme që vijon. Vullneti politik për luftën kundër krimit, është i paepur.

Policia e Shtetit është plotësisht e motivuar dhe mbështetja e bashkëpunimi i qytetarëve për të, në funksion të një Shqipërie me të drejtë dhe më të sigurtë, është në rritje të vazhdueshme.

Vlora duhet të ndihet sot edhe më e qetë dhe më e sigurtë, ndërsa Policia e Shtetit më krenare për operacionin e planifikuar dhe finalizuar me mjeshtëri profesionale.

Përgëzime dhe respekt për të gjithë ata pjesëtarë të PSH që kontribuuan në këtë sukses.

Ndërkohë, operacioni vazhdon..", shkruan Lleshaj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion

Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion