Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë për ryshfet, Ngjela: Goditje e nivelit të lartë! SPAK-u nuk ka frikë, ka filluar të lëvizë

Arrestimin e zyrtares së ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro për korrupsion në një tender, avokati Spartak Ngjela e cilësoi si një ‘goditje të nivelit të lartë’ nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Në një lidhje skype për studion e Report TV me gazetarin Nertil Agalliu, Ngjela tha se në 30 vite, ka pasur abuzime të mëdha nga ana e sekretareve të ministrive me tenderat që janë dhënë. Por sipas tij, edhe niveli i lartë i korrupsionit mund të konsiderohet në momentin kur SPAK ka prova për ministra të përfshirë.

“SPAK-u ishte në pozicion të ngrirë deri më tani siç e kisha parë unë. Ndoshta ka filluar të lëvizë, goditja ishte e nivelit të lartë. Nga eksperienca deri tani dimë se sekretarët e shtetit në Shqipëri kanë bërë shumë abuzime. Nuk flas për këtë në veçanti se do shohim provat. Por flas në 30 vite, sekretaret e shtetit në ministri kanë vënë firma për korrupsion.  Mirëpo do shohim si do përparojë SPAK-u për këtë çështje konkrete. Nuk ishte nivel i lartë i korrupsionit. Nivel i lartë janë ministra e tutje”- tha Ngjela.

Sa i takon akuzave të Sali Berishës i cili deklaroi ditën e djeshme se kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për lirimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Ngjela tha se akuzat e kreut të Rithemelimit bien poshtë në momentin kur SPAK ka arrestuar një sekretare të përgjithshme ministrie të partisë që është në pushtet.

“Por fakti që ka goditur një sekretare shteti, partia e së cilës ishte në pushtet, është shenjë pozitive, do të thotë që nuk ka frikë.  Kjo rrëzon edhe pretendimin e Saliut.  Mbase SPAK ka filluar sepse ka zhgënjyer shumë palë në këtë proces”- shtoi avokati.

Ai u shpreh se duhet të presim për përfundimin e hetimeve të SPAK për të parë nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë aferë korruptive.

Në 2 qershor, u arrestua sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Joana Duro nën akuzën se ka marrë 330 mijë lekë ryshfet nga një kompani konkurruese në tenderin për supervizimin mbi rikonstruksionin e qendrave shëndetësore për vitin 2023 dhe 2024 në qarqet Tiranë dhe Durrës me fond limit 805 mijë lekë. Sipas SPAK, shuma 330 mijë lekë, që përbën përfitimin e parregullt nga Laura Shteto është gjetur në zyrën e Sekretares së Përgjithshme. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe specialisten e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shtetën e përfshirë gjithashtu në këtë rast korruptiv, duke i dhënë Duros shumën e parave.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 05/06/2023 09:49

    SPAKU NUK KA FRIKE NGA QEVERIA, POR NGA 2 BANDITET BERISHA-METAJ I DRIDHEN LEQET E KEMBEVE( SE ME ATO KANE VJEDHUR)....

    Përgjigju
  • Degjues: 03/06/2023 21:43

    Babezia qe kane do i beje qe te hane kokat e njeri tjetrit . Sa me shume qofshi te pangopur tja beni vetes gropen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë