Arrestimi i zyrtarëve të PD/ Boçi: Na motivon! Opozita s'do ndalet (VIDEO)

Arrestimi i zyrtarëve të PD-së pasi i bën pritë kryeministrit Edi Rama dje në Librazh, për ish-deputetin Luçiano Boçit është absurde, e bërë në mënyra të jashtëligjshme. Ai ka akuzuar uniformat blu, sipas së cilit i kanë trajtuar zyrtarët e PD-së dhe simpatizantët si të ishin kriminel, duke i arrestuar natën duke iu thyer derën.

"Ka pasur kërkesë nga qytetarët për të zhvilluar një protestë që të zhvillonte një takim elektoral, kur s'ka zgjedhje. Është refuzuar leja, Rama ka devijuar rrugën dhe zhvilloi takimin. Pas kësaj, ka artikuluar edhe akuza politike që janë shndërruar në veprime konkrete. Është e drejta e qytetarit të protestojë. PD do t'i rezervojë akoma më turpëruese se ajo që iu bë në Librazhd. Mënyra e protestimit janë nga më të ndryshmet. Kemi para beteja të ndryshme në Greqi, Francë, Amerikë. Është e çuditshme. Nuk na tulat, por na motivon se ku njeri i kapur nga krimi vazhdon të shkel ligjin.  I kanë arrestuar natën, në gjumë duke i thyer derën dhe arrestuar pa ditur se përse akuzoheshin dhe në fund iu bën arrestimet", tha Boçi.


Lajmi kryesor:

'Arrestimet në Librazhd politike', Lleshaj-Bashës: Je përgjegjës për protestuesit, askush nuk tolerohet


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase