Arrestohen 12 persona, raportohen 2 aksidente, shtim rastesh të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur

Arrestohen 12 persona, raportohen 2 aksidente, shtim rastesh të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur

Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme 12 persona për vepratë ndryshme penale, duke nisur te sekuestrimi i lëndëve narkotike, vjedhje, drejtimim i automjeteve në gjendje të dehur e deri te aksidentet. Fatmirësisht të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur ditën e djeshme janë pa pasoja për jetën. Të arrestuarit janë të rinj dhe persona rreth grupmoshës 18-30 vjeç. Një 63-vjeçare është aksidentuar, por është jashtë rrezikut për jetën. Ajo që merr vëmëndje është shtimi i rasteve të drejtuesve pa leje drejtimi ose  në gjendje të dehur. Gjithashtu janë vjedhur biçikleta dhe janë dëmtuar objekte në një hostel duke prishur edhe qetësinë publike. Janë arrestuar nga policia për drejtim automjeti  pa leje drejtimi, siç është  rasti i A. A., 18 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi si edhe për drejtim automjeti në gjendje të dehur E. B., 46 vjeç dhe  A. P., 42 vjeç e disa të tjerë.

Njoftimi i policisë:

 E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

 

- M. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike dhe një shkop bejzbolli;

 

- M. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka dëmtuar disa sende në një hostel, në rrugën "Vllazën Huta", dhe ka prishur qetësinë publike;

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Durrësit, ka vjedhur biçikletën e shtetases E. H.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. A., 18 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

 

- E. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

 

- A. P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e mjetit;

 

- F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen S. L., 63 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

 

- K. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

 

- A. Xh., 35 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. C.;

 

- R. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin M. K., 26 vjeç, që qarkullonte me monopatinë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

 

- E. T., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha thyen sërish masën e 'arrestit shtëpiak', pret në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu

Sali Berisha thyen sërish masën e 'arrestit shtëpiak', pret në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu