SHKODER - Dy inspektorë të Taksave në Bashkinë e Shkodrës u vunë në pranga dhe një person tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen për korrupsion pasiv. Po ashtu po hetohet në gjendje të lirë pronari i një hoteli në plazhin e Velipojës, për fshehje të të ardhurave.
Sipas hetimeve të kryera, inspektorët e Bashkisë, kanë falsifikuar dokumentet në këmbim të marrjes së ryshfetit në një hotel në plazhin Velipojë, duke e favorizuar të mos deklarojë numrin e saktë të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër.
U arrestuan inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave në Bashkinë Shkodër Bledar Pori, 32 vjeç Isa Mandia, 63 vjeç ndërsa Denis Hoxha 32 vjeç është shpallur në kërkim. Pronari i hotelit është P. A., 36 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, dhe do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave".
Në zbatim të planit të masave për Sezonin Turistik 2019, policia ka ushtruar kontrolle në disa subjekte në Plazhin e Velipojës, ku janë evidentuar shkelje të bëra nga ana e punonjësve të bashkisë Shkodër dhe subjekteve në lidhje me deklarimin e të ardhurave. Operacioni policor ishte i koduar “Akomoduesi"
Prokuroria e Shkodrës do të hetojë për veprat penale “Shpërdorim detyre“, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Fshehja e të ardhurave
Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama teksa prezantoi drejtoreshën e re të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, paralajmëroi ndëshkime kundër informalitetit.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
43.4%
-
Të gabuar
50%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 166
Lajme të tjera
-
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet 33 vjeçari në Velipojë! I gjendet një armë sportive në banesë
23 Maj, 15:25
-
Vau i Dejës/ Sekuestrohen 500 fidanë kanabisi në kubikë, u gjetën nga kontrolli me dron! Ende s’dihen kultivuesit
11 Maj, 09:23
-
Velipoja çel sezonin turistik me volejboll e sporte ujore
1 Maj, 15:26
-
VIDEO /Dyshohet se ka parcela me kanabis, policia kontrolle në Malësinë e Madhe, angazhohen 100 forca policore të pajisur me 6 dronë
29 Prill, 10:38
-
VIDEO/Ishte shpallur në kërkim për kultivimin në kubikë të 2150 fidanëve kanabis, në pranga 37-vjeçari në Velipojë
28 Prill, 09:59
-
Report Tv në vendin ku pritet të ndërtohet Ura e re e Bunës që lidh Shqipërinë me Malin e Zi
25 Prill, 17:07
-
Spahia me banorët e Velipojës: Fitoren e kemi të padiskutueshme, do bëjmë çmos për të promovuar turizmin
25 Prill, 13:07
-
Vidhet gjatë natës shkolla ‘Ismail Qemali’ në Shkodër, hajdutët arrijnë të marrin vetëm një laptop
20 Mars, 08:44
-
VIDEO/ Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër
5 Mars, 16:56
-
Shpërndante kanabis në Shkodër, arrestohet 24 vjeçari! Nën hetim babai i tij pas armës që policia gjeti në banesë (EMRI)
1 Mars, 11:08
-
Rama publikon videon e projektit të 'Urës mbi Bunë': Shtysë e re e lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare! Distanca Velipojë-Ulqin 300 metra
28 Shkurt, 08:02
-
Shkodër/ Merr flakë banesa pranë urës së Bunës, ndërron jetë 60-vjeçari! Lëndohet gruaja e tij, dërgohet te Trauma (VIDEO)
14 Shkurt, 23:31