Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, arrestohen 4 punonjës të Universitetit Bujqësor i Tiranës! Magazinonin mallra me fatura fiktive

Në një operacion të policisë së Tiranës këtë të premte, me urdhër të prokurorisë u ekzekutuan 4 urdhër arreste për korrupsion në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në pranga përfunduan Ali Rasha, me Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale, Tahir Ballgjini, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna, specialist i sektorit të bujqësisë dhe Ahmet Mejdani, magazinier në magazinën qendrore të UBT. 

Të katërt, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave dhe kryenin hyrje-dalje fiktive të mallrave në magazina. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet të drejtorit të fermës që përdoret nga studentët e Bujqësorit, dhe 5 aparate celulare.

Gjithçka nisi pas kallëzimit të magazinierit prej 10 vitesh në këtë fermë. Episodi i hetuar i referohet fund dhjetorit 2021, kohë kur Ahmet Mejdani ka kuptuar se procesverbalet për plehra kimikë dhe impute bujqësore fituar me tender nga kompania “Gjelbërimi” nuk korrespondonin me çka kishte në magazinë.

“Kallëzuesi ka pretenduar nga drejtori i tij, se mallrat nuk janë në gjendje sipas procesverbaleve dhe ka marë si përgjigje se malli do të jetë i pranishëm në magazinë shumë shpejt dhe se kallëzuesi duhet të firmoste daljen e mallit në mirëbesim dhe se kishte garancinë nga drejtori se ky mall do të ishte pjesë e inventarit të magazines shumë shpejt”, thuhet në një njoftim të prokurorisë.

Në magazinë duhej të futej mallë me vlerë 10.5 milionë lekë sic ishte shkruar në letra, por në fakt realisht u magazinuan plehra kimike me vlerë 3.7 milionë lekë. Diferenca e premtuar nga drejtori nuk erdhi asnjëherë dhe në mirëbesim magazinieri ka firmosur edhe fletëdaljen me vlerën 10.5 milionë lekë, ku sipas kallëzimit theksohet se e ka bërë nën trysninë e vazhdueshme të drejtorit të fermës I cili I ka përmendur vazhdimisht se në dijeni për mungesën e mallit ishte edhe Rektori i Universitetit Bujqësor Kamëz

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:17
Abuzimi me tenderin e plehrave kimikë, ja katër të arrestuarit në Universitetin Bujqësor të Tiranës (EMRAT)

Report Tv ka zbardhur emrat e katër të arrestuarve në Universitetin Bujqësor të Tiranës, të cilët abuzuan me tenderin për plehrat kimike.

Të arrestuarit:

- Ali Rasha,  me detyre Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale ne Universitetin Bujqësor Tiranë.

- Tahir Ballgjini me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë.

- Rushit Suna, me detyrë specialist i sektorit të bujqësisë.

- Ahmet Mejdani, me detyrË magazinier në magazinen qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 23/09/2022 18:42

    Shikoni se keni halabak drejtora plot keni te Atk e ka ber institucionin mender hale edhe i ngop me dhurata me sekretar e me ca jane ne Ministri Financave! Eh ca ka bo e ca ska bo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja