Itali/ Arrestohen 7 shqiptarë, vodhën 33 banesa, tentuan 38 të tjera! Përgjimet: S'ia vlen nën 30 mijë euro nata! Në Milano është e kotë (VIDEO)

Zgjidhnin objektivin pothuajse gjithmonë në mbrëmjen kur do të kryenin vjedhjen. Më pas mblidheshin në parkimin shumëkatësh të aeroportit të Linate-s, ku kishin një Audi S4. Targat e makinës i ndryshonin çdo herë me ato që vidhnin nga automjete të tjera dhe niseshin drejt destinacionit të përzgjedhur.

Karabinierët e Kompanisë së Sesto San Giovanni arrestuan shtatë persona, të gjithë shtetas shqiptarë, të moshës midis 24 dhe 34 vjeç, të cilët nuk kishin një vendbanim të përhershëm.

Ata akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të specializuar në vjedhje banesash, të rënduar nga mbajtja e armëve të zjarrit. Edhe pse grupi kishte në dispozicion armë zjarri, nuk rezulton t’i ketë përdorur.

Sipas akuzave, ata dyshohen si autorë të të paktën 71 vjedhjeve në banesa, prej të cilave 33 të realizuara dhe 38 të tentuara, me një plaçkë totale prej 181,200 eurosh në sende me vlerë dhe para të gatshme.

Vendimi për arrestimin e tyre është rezultat i një hetimi nga Njësia Operative Radiomobile e Kompanisë së Sesto San Giovanni.

Hetimi përfshin periudhën mars-korrik 2023, gjatë së cilës u regjistrua një valë vjedhjesh në banesa në rajonet e Lombardisë, Emilia-Romagna, Venetos dhe Friuli-Venezia Giulia.

Përgjimet:
Bëmë 200 mijë euro në katër ditë
“Poshtë, nga Udine e më tej, betohem që kemi punuar shumë,” thotë njëri prej të akuzuarve në një bisedë të përgjuar.
“Betohem që në katër ditë kemi bërë 200 mijë euro. Na eci shumë mirë për katër ditë, pastaj bënim nga 10 mijë ose 5 mijë euro për natë. Nëse nuk bëjmë 30 ose 40 mijë, nuk ia vlen…”

Ndonjëherë nuk shkonte gjithmonë siç shpresonin: “Këtu në Milano është e kotë. Dolem sot dhe e di sa bëmë? Asnjë cent. Dolem vonë, në orën 21:30, u endëm në qendër të Monzës,” dhe duke folur për natën e mëparshme shton: “Hymë te një, i mora vetëm 4 euro, nuk gënjej.”

Një element që e bën këtë grup të veçantë, sipas gjyqtarit hetues (GIP), është se selia e organizatës kriminale lidhet me Milanon dhe se grupi kishte në dispozicion armë zjarri.

Gjatë një bisede të përgjuar ndërsa kryenin vjedhje në Friuli-Venezia Giulia, njëri prej hajdutëve i thotë një tjetri: “Kur vij këtu zakonisht marr pistoletën me vete!”

Ai shpjegon se banorët e zonës reagojnë dhunshëm. 
Gjyqtari shton: “Këtu është si të vjedhësh në Shqipëri. Del e gjithë lagjja jashtë.”/ La Repubblica

K.M/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tony: 05/12/2024 01:05

    Kalbini dhembet ne burg tani..

    Përgjigju
  • Lol: 04/12/2024 18:59

    Plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion