Arrestohen 8 persona në Maqedoninë e Veriut, planifikonin sulme terroriste (VIDEO)

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tetë shtetas të saj që planifikonin sulme terroriste të nisur nga ideologjia e organizatës  ISIS dhe ka kryer bastisje në tetë lokacione, pesë në Kumanovë dhe tre në Shkup.

Në përfundim të hetimeve janë arrestuar padi penale për personat B.F (32), B.G. (27) dhe J.K.(25) nga Shkupi, si dhe I.M.(22) dhe D.A. (21), R.A. (31), S.I.(31), A.S.(21) nga Kumanova. Personat në fjalë akuzohen për kryerjen e veprës penale “grup terrorist”, që dënohet sipas nenit 394, pika 2 nga Kodi Penal.

Të dyshuarit për organizatë terroriste janë në moshë prej 21 deri 32 vjeçare. Dy prej të arrestuarve kanë qenë në burg për veprime të paligjshme, ndërsa njëri prej anëtarëve kishte marrë pjesë më herët në luftën e ISIS-it në Siri.

Ata kishin si qëllim vrasjen dhe të shkatërrimin e objekteve publike, kjo me qëllim që të ndillnin frikë dhe pasiguri tek qytetarët.

Prokuroria ka zbuluar komunikimin e grupit në platformën sociale “Ëhatsap”. Aty anëtarët janë marrë vesh edhe për transportimin e pajisjeve të nevojshme për sulmet, por edhe për jelekët vetëvrasës me eksplozivë.

Në Maqedoninë e Veriut tashmë disa herë me radhë ka aksione policore me qëllim zbërthimin e grupeve terroriste. Aksioni i fundit ishte në muajin shtator të këtij viti, kur u arrestuan tre anëtarë të një grupi terrorist i cili po organizohej nga qyteti i Kumanovës për të bërë sulme ndaj objekteve publike dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Vendi në të cilin ruhej armatimi i rëndë i mbledhur për nevojat e sulmeve, ishte po ai në të cilin policia dje ka kapur një sasi të madhe armatimi dhe përgatitjesh të tjera të grupit tetë anëtarësh.

Gjithashtu me datë 27.08.2020 janë gjetur armët dhe mjete eksplozive të minave në afërsi të vendit të quajtur Menkova koliba në Kumanovë, për të cilën më 31.08.2020 u akuzuan B.A., V.A. dhe E.L., sipas sasisë dhe qëllimit, kishte indikacione se një organizatë terroriste shumë-anëtarëshe ishte aktive.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Larje truri: 28/12/2020 21:58

    Turko arnautët pa din e iman!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur