TIRANË- Më datën 05.11.2014, nga Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik ne Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë për veprën penale të "Shpërdorim detyre"parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, i shtetasve të mëposhtëm të cilët kanë qënë me detyrë doganier në Doganën Kakavije:
1. Afrim Saraçi, vjeç 60, banues në Tiranë .
2. Kreshnik Dacaj, vjeç 34, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 05.11.2014, rreth orës 04.30 gjatë kohës së shërbimit kanë lejuar futjen e disa automjeteve në territorin e Republikës së Shqipërisë me mallra kontrabandë ''Ullinj'' të pa amballazhuar, pa kryer proçedurat përkatëse të zhdoganimit të mallit në pikën e Doganës Kakavije.
Gjithashtu, jane proçeduar në gjëndje të lirë 6 shtetas, drejtuesit e atomjeteve që kishin mallin kontrabandë (ullinj) për veprën penale ''Kontrabandë me mallra të tjerë'' parashikuar nga neni 174 i K.Penal, të cilët janë:
1.L. L banues në Berat.
2. D.H, banues në Fier.
3. R.B, banues në Berat.
4. V.K, banues në UraVajgurore-Berat.
5. E.K, banues në Ura Vajgurore -Berat
6. A.K, banues Kutalli-Berat.
Sasia e mallit kontrabandë është rreth 11(njëmbëdhjet) ton. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /ATSH/