Arrestohen dy punonjës të Telekomit Se

Arrestohen dy punonjës të Telekomit Se
Në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, e cila ndanë Kosovën me Luginën e Preshevës, Policia e Kosovës ka arrestuar dy punëtorë të “Postës së Serbisë” dhe u ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orëve dhe ata këtë të premte do të merren në pyetje nga prokurori publik në Gjilan. 

Lajmin e kanë konfirmuar edhe mediet lokale serbe në Gjilan, të cilat kanë marrë deklaratë nga Rangjel Nojkiq, që është drejtor i Postës së Serbisë në Kosovë.
Sipas tij, të arrestuarit janë Dragan Marinkoviq dhe Ratomir Trajkoviq nga fshati Uglarë i Fushë Kosovës dhe atyre u janë konfiskuar edhe fatura të Telekomit të Serbisë, të Total TV dhe të bankave afariste në Serbi.
Arrestime të tilla kishte pasur edhe ditë më parë, edhe atë pikërisht në vendkalimin kufitar te porta pesë, por mas marrjes në pyetje të arrestuarit ishin liruar.
Kosova ende përdor prefiksin 381 të ish-Jugosllavisë, tani të Serbisë dhe nuk ka kod te vetin postar. Kjo ishte dhe kërkesë e krye-negociatorit serb Stefanoviq që të dialogohet edhe për Postën e Kosovës dhe rrjetin e telekomit serb në Kosovë.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën